Kalo te përmbajtja

circa 1900–1700 BC

Jacob, Joseph & Egypt

Jacob wrestles with God and becomes Israel; Joseph is sold into slavery yet rises to save the world from famine.

840 vargje · 1 libër i përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

  1. Zanafilla 37:10rreth 1728 p.e.s.

    Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ç'kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?".

  2. Zanafilla 37:11rreth 1728 p.e.s.

    Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë.

  3. Zanafilla 37:12rreth 1728 p.e.s.

    Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem.

  4. Zanafilla 37:13rreth 1728 p.e.s.

    Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata". Ai u përgjegj: "Ja ku jam".

  5. Zanafilla 37:14rreth 1728 p.e.s.

    Izraeli i tha: "Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje". Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem.

  6. Zanafilla 37:15rreth 1728 p.e.s.

    Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: "Çfarë kërkon?".

  7. Zanafilla 37:16rreth 1728 p.e.s.

    Ai u përgjegj: "Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë".

  8. Zanafilla 37:17rreth 1728 p.e.s.

    Ai burrë i tha: "Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: "Të shkojmë në Dothan"". Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan.

  9. Zanafilla 37:18rreth 1728 p.e.s.

    Ata e panë së largu, dhe para se t'u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë.

  10. Zanafilla 37:19rreth 1728 p.e.s.

    Dhe i thanë njëri tjetrit: "Ja ku po vjen ëndërruesi!

  11. Zanafilla 37:20rreth 1728 p.e.s.

    Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç'përfundim do të kenë ëndërrat e tij".

  12. Zanafilla 37:21rreth 1728 p.e.s.

    Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".

  13. Zanafilla 37:22rreth 1728 p.e.s.

    Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj". Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t'ia shpënë të atit.

  14. Zanafilla 37:23rreth 1728 p.e.s.

    Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët;

  15. Zanafilla 37:24rreth 1728 p.e.s.

    pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda.

  16. Zanafilla 37:25rreth 1728 p.e.s.

    Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t'i çuar në Egjipt.

  17. Zanafilla 37:26rreth 1728 p.e.s.

    Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: "Ç'dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij?

  18. Zanafilla 37:27rreth 1728 p.e.s.

    Ejani, t'ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë". Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan.

  19. Zanafilla 37:28rreth 1728 p.e.s.

    Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt.

  20. Zanafilla 37:29rreth 1728 p.e.s.

    Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij.

  21. Zanafilla 37:30rreth 1728 p.e.s.

    Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: "Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?".

  22. Zanafilla 37:31rreth 1728 p.e.s.

    Kështu ata muarën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e futën rrobën në gjak.

  23. Zanafilla 37:32rreth 1728 p.e.s.

    Pastaj e çuan rrobën te babai dhe i thanë: "Kemi gjetur këtë; shiko pak nëse është rrobja e birit tënd".

  24. Zanafilla 37:33rreth 1728 p.e.s.

    Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë".

  25. Zanafilla 37:34rreth 1728 p.e.s.

    Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë.