Skip to content

Vargje biblike për Wicked

724 vargje · 18 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.

  2. Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.

  3. Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.

  4. Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.

  5. Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.

  6. Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.

  7. Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.

  8. Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.

  9. Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.

  10. Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.

  11. Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.

  12. Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.

  13. Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.

  14. Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

  15. triumfi i të këqijve zgjat pak dhe gëzimi i të pabesëve zgjat vetëm një çast?

  16. Edhe sikur madhështia e tij të arrinte deri në qiell dhe koka e tij të prekte retë,

  17. ai do të vdesë për gjithmonë si jashtëqitjet e tij; ata që e kanë parë do të thonë: "Ku është?".

  18. Do të fluturojë si një ëndërr dhe nuk do të gjendet më; do të zhduket si një vegim nate.

  19. Syri që e shihte, nuk do ta dallojë më; edhe banesa e tij nuk do ta shohë më.

  20. Bijtë e tij do të kërkojnë të fitojnë favorin e të varfërve dhe duart e tij do të rivendosin pasurinë e tij.

  21. Forca rinore që i mbushte kockat do të dergjet në pluhur bashkë me të.

  22. Edhe sikur e keqja të jetë e ëmbël në gojën e tij, ai e fsheh atë nën gjuhë,

  23. nuk lejon që të dalë që andej por vazhdon ta mbajë në gojë.

  24. Por ushqimi i tij, që është në zorrët e veta transformohet dhe bëhet një helm gjarpëri brenda tij.

  25. Ai do të vjellë pasuritë që ka gëlltitur; vetë Perëndia do t'ia nxjerrë nga barku.