Skip to content

Vargje biblike për Wicked

724 vargje · 18 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?

  2. Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.

  3. Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!

  4. Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?

  5. A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?

  6. Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;

  7. ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.

  8. Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.

  9. Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.

  10. Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.

  11. Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".

  12. Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?

  13. Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.

  14. Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?

  15. Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.

  16. Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.

  17. Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

  18. Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.

  19. Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.

  20. Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua

  21. dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,

  22. atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.

  23. Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.

  24. Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.

  25. Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.