Vargje biblike për Wicked: God's mercy to
Vargje për God's mercy to
Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër por njeriu nuk e vë re:
në një ëndërr, në një vegim të natës, kur një gjumë i rëndë i zë njerëzit, kur dremitin në shtretërit e tyre.
Atëherë ai hap veshët e njerëzve dhe vulos paralajmërimet që u bën,
për ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe për ta mbajtur larg nga kryelartësia,
për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për të penguar që jeta e tij të mbarojë nga shpata.
Njeriu paralajmërohet gjithashtu me dhembjen në shtratin e vet dhe me torturën e pandërprerë të kockave të tij,
aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet më të shijshme.
Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytë, ndërsa kockat e tij, që më parë nuk dukeshin, tani dalin jashtë;
kështu shpirti i tij i afrohet gropës dhe jeta e tij atyre që sjellin vdekjen.
Por në rast se pranë tij ka një engjëll, një interpret, një i vetëm ndër një mijë, që t'i tregojë njeriut detyrën e tij.
Perëndisë i vjen keq për të dhe thotë: "Kurseje që të mos zbresë në gropë; gjeta shpengimin për të".
Atëherë mishi i tij do të bëhet më i freskët se kur ishte fëmijë dhe ai do të kthehet në ditët e rinisë së tij.
Do t'i lutet fort Perëndisë, do të gjejë hir pranë tij dhe do të mund të sodisë fytyrën e tij me gëzim, sepse Perëndia do ta ketë rivendosur njeriun në drejtësinë e tij.
Duke iu drejtuar njerëzve, do të thotë: "Kam mëkatuar dhe kam shkelur drejtësinë, dhe nuk u ndëshkova siç e meritoja.
Perëndia i ka shpenguar shpirtin tim, që të mos zbriste në gropë dhe jeta ime mund të shohë dritën".
Ja, Perëndia e bën këtë dy herë, tri herë me njeriun,
për të shpëtuar shpirtin e tij nga gropa dhe për ta ndriçuar me dritën e jetës.