Skip to content

Vargje biblike për Temptation

346 vargje · 52 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

  2. Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

  3. dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

  4. dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

  5. Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

  6. U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

  7. Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

  8. A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

  9. Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

  10. Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

  11. Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

  12. Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

  13. Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

  14. A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

  15. A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

  16. Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

  17. dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,

  18. që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

  19. në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

  20. I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

  21. ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

  22. herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

  23. Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

  24. "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

  25. prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.