Skip to content

Vargje biblike për Temptation

346 vargje · 52 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

  2. e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

  3. Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

  4. sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

  5. ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

  6. Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

  7. Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

  8. deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

  9. për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre:

  10. "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

  11. "Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme".

  12. I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

  13. Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.

  14. Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

  15. Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.

  16. Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.

  17. Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

  18. Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

  19. me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?", ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

  20. dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo.

  21. Ai që ecën me drejtësi dhe flet drejt, ai që i përçmon fitimet e shtrëmbëra, që lëviz duart për të mos pranuar dhurata, që i mbyll veshët për të mos dëgjuar të flitet për gjak dhe sytë për të mos parë të keqen,

  22. ai do të banojë në vënde të larta, shkëmbenjtë e fortifikuar do të jenë streha e tij, buka e tij do t'i jepet, uji i tij do t'i sigurohet.

  23. Gomaricën e egër, që është mësuar në shkretëtirë, që merr frymë në afshin e dëshirës së saj; kush mund ta përmbajë në stinën e dashurisë? Të gjithë ata që e kërkojnë nuk duhet të lodhen: do ta gjejnë në muajin e vet.

  24. Pengo që këmba jote të mbetet zbathur dhe që të të thahet gryka. Por ti ke thënë: "Eshtë e kotë. Jo! Unë i dua të huajt dhe dëshiroj të shkoj pas tyre".

  25. Vendosa pastaj përpara bijve të shtëpisë së Rekabitëve enë plot me verë dhe kupa dhe u thashë: "Pini verë".