Skip to content

Vargje biblike për Temptation

346 vargje · 52 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde dhe do të më çosh pastaj në lavdi.

  2. Cilin kam në qiell veç teje? Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.

  3. Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen, por Perëndia është kështjella e zemrës sime dhe pjesa ime në përjetësi.

  4. Në qoftë se Zoti nuk do të më kishte ndihmuar, do të kisha përfunduar shpejt në vendin e heshtjes.

  5. Kur thashë: "Këmba ime ngurron", mirësia jote, o Zot, më ka përkrahur.

  6. Kam përmbajtur hapat e mia nga çdo shteg i keq, për të respektuar fjalën tënde.

  7. Të pabesët më kanë ngritur kurthe, por unë nuk jam larguar nga udhërimet e tua.

  8. Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd, dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë.

  9. Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

  10. në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

  11. le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

  12. ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

  13. ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

  14. biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

  15. sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

  16. Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

  17. Kur dituria të të hyjë në zemër, edhe njohja do të jetë e këndshme për shpirtin tënd,

  18. të menduarit do të kujdeset për ty dhe gjykimi do të të mbrojë,

  19. për të të çliruar nga rruga e keqe, nga njerëzit që flasin për gjëra të këqija,

  20. për të të shpëtuar nga gruaja që ka shkelur kurorën, nga gruaja e huaj që përdor fjalë mikluese,

  21. Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;

  22. evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.

  23. Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

  24. Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

  25. Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,