Skip to content

Vargje biblike për Night

79 vargje · 42 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. kështu edhe mua më ranë muaj fatkeqësie dhe m'u caktuan net me dhembje.

  2. Sa shtrihem, them: "Kur do të ngrihem?". Por nata është e gjatë dhe jam vazhdimisht i shqetësuar deri në agim.

  3. Vrasësi ngrihet në të gdhirë, për të vrarë të varfrin dhe nevojtarin; natën përkundrazi sillet si vjedhësi.

  4. Syri i shkelësit të kurorës bashkëshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do të më shohë", dhe vë një vel mbi fytyrën e tij.

  5. Tmerri e kap në befasi si ujërat; në mes të natës një furtunë e rrëmben tinëzisht.

  6. rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;

  7. Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time.

  8. Ti e ke hetuar zemrën time, e ke vizituar natën; më ke vënë në provë dhe nuk ke gjetur asgjë; kam vendosur të mos mëkatoj me gojën time.

  9. Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

  10. O Perëndia im, unë bërtas ditën, por ti nuk përgjigjesh, edhe natën unë nuk rri në heshtje.

  11. sepse zemërimi im mban vetëm një çast, por mirësia e tij mban një jetë të tërë. Të qarat mund të vazhdojnë një natë, por në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.

  12. Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.

  13. Jotja është dita, jotja është edhe nata; ti ke vendosur dritën dhe diellin.

  14. Gjatë natës më kthehet në mendje kënga ime, mendoj thellë në zemrën time dhe fryma ime bën kërkime.

  15. Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit.

  16. Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre.

  17. Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre.

  18. Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje.

  19. Sytë e mi paraprijnë natën për të menduar thellë fjalën tënde.

  20. Ja, bekoni Zotin, ju, të gjithë shërbëtorët e Zotit, që e kaloni natën në shtëpinë e Zotit.

  21. Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë rreth meje:

  22. në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

  23. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  24. Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta.

  25. Unë flija, por zemra ime përgjonte. Dëgjoj zërin e të dashurit tim, që troket dhe thotë: "Hapma, motra ime, mikja ime, pëllumbesha ime, e përkryera ime, sepse koka ime është gjithë vesë dhe kaçurrelat e mia gjithë cirka të natës.