- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446–1406 BC
The Wilderness Years
Forty years of wandering in the desert test Israel's faith and prepare a new generation to enter the promised land.
Vargje nga kjo periudhë
- Numrat 13:5rreth 1490 p.e.s.
Shafati, bir i Horit, për fisin e Simeonit;
- Numrat 13:6rreth 1490 p.e.s.
Kalebi, bir i Jefunehut, për fisin e Judës;
- Numrat 13:7rreth 1490 p.e.s.
Igali, bir i Jozefit, për fisin e Isakarit;
- Numrat 13:8rreth 1490 p.e.s.
Hoshea, bir i Nunit, për fisin e Efraimit;
- Numrat 13:9rreth 1490 p.e.s.
Palti, bir i Rafut, për fisin e Beniaminit;
- Numrat 13:10rreth 1490 p.e.s.
Gadieli, bir i Sodit, për fisin e Zabulonit;
- Numrat 13:11rreth 1490 p.e.s.
Gadi, bir i Susit, për fisin e Jozefit, domethënë për fisin e Manasit;
- Numrat 13:12rreth 1490 p.e.s.
Amieli, bir i Gemalit, për fisin e Danit;
- Numrat 13:13rreth 1490 p.e.s.
Seturi, bir i Mikaelit, për fisin e Asherit;
- Numrat 13:14rreth 1490 p.e.s.
Nahbi, bir i Vofsit, për fisin e Neftalit;
- Numrat 13:15rreth 1490 p.e.s.
Geueli, bir i Makit, për fisin e Gadit.
- Numrat 13:16rreth 1490 p.e.s.
Këto janë emrat e personave që Moisiu dërgoi për të vëzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit të Nunit, emrin e Jozueut.
- Numrat 13:17rreth 1490 p.e.s.
Moisiu, pra, i dërgoi për të vëzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni që këtej në Negev dhe pastaj në krahinën malore,
- Numrat 13:18rreth 1490 p.e.s.
për të parë si është vendi, në qoftë se populli që banon aty është i fortë apo i dobët, i pakët në numër apo i shumtë;
- Numrat 13:19rreth 1490 p.e.s.
si është vendi ku banon, i mirë apo i keq, si janë qytetet në të cilat jeton, a ka kampe ose vende të fortifikuara;
- Numrat 13:20rreth 1490 p.e.s.
dhe si është toka, pjellore apo e varfër, në rast se ka pemë ose jo. Bëhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend". Ishte koha kur kishte filluar të piqej rrushi.
- Numrat 13:21rreth 1490 p.e.s.
Ata u ngjitën, pra, dhe vëzhguan vendin e Tsinit deri në Rehob, duke hyrë në të nga ana e Hamathit.
- Numrat 13:22rreth 1490 p.e.s.
U ngjitën përmes Negevit dhe shkuan deri në Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhës të Anakut. (Hebronin e kishin ndërtuar shtatë vjet para Tsoanit në Egjipt).
- Numrat 13:23rreth 1490 p.e.s.
Arritën pastaj deri në luginën e Eshkolit, ku prenë një degë me një vile rrushi, që e mbanin që të dy me një purtekë; dhe morën gjithashtu shegë dhe fiq.
- Numrat 13:24rreth 1490 p.e.s.
Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, për shkak të viles së rrushit që bijtë e Izraelit prenë aty.
- Numrat 13:25rreth 1490 p.e.s.
Mbas dyzet ditësh ata u kthyen nga vëzhgimi i vendit,
- Numrat 13:26rreth 1490 p.e.s.
dhe shkuan të takojnë Moisiun, Aaronin dhe tërë asamblenë e bijve të Izraelit në shkretëtirën e Paranit, në Kadesh; para tyre dhe tërë asamblesë paraqitën një raport dhe u treguan pemët e vendit.
- Numrat 13:27rreth 1490 p.e.s.
Kështu para tij raportuan duke thënë: "Ne arritëm në vendin ku na dërgove; aty rrjedh me të vërtetë qumësht dhe mjaltë, dhe këto janë pemët e tij.
- Numrat 13:28rreth 1490 p.e.s.
Por populli që banon në këtë vend është i fortë, qytetet janë të fortifikuara dhe shumë të mëdha; dhe aty pamë edhe pasardhësit e Anakut.
- Numrat 13:29rreth 1490 p.e.s.
Amalekitët banojnë në krahinën e Negevit; Hitejtë, Gebusejtë dhe Amorejtë banojnë përkundrazi në krahinën malore, ndërsa Kananejtë banojnë pranë detit dhe gjatë Jordanit".