- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 19:39rreth 58 e.s.
Dhe nëse keni ndonjë kërkesë tjetër për të bërë, të zgjidhet në kuvendin sipas ligjit.
- Veprat e Apostujve 19:40rreth 58 e.s.
Ne në fakt jemi në rrezik të akuzohemi si kryengritës për ngjarjen e sotme, sepse nuk ka asnjë arsye me të cilën të përligjet ky grumbullim''.
- Veprat e Apostujve 19:41rreth 58 e.s.
Dhe, si i tha këto, e shpërndau mbledhjen.
- Veprat e Apostujve 20:1rreth 60 e.s.
Si pushoi trazira, Pali i thirri dishepujt pranë vetes, i përqafoi dhe u nis për të vajtur në Maqedoni.
- Veprat e Apostujve 20:2rreth 60 e.s.
Dhe si i përshkoi ato krahina dhe u dha shumë këshilla, shkoi në Greqi.
- Veprat e Apostujve 20:3rreth 60 e.s.
Dhe mbasi kaloi atje tre muaj, duke qenë se Judenjtë kishin kurdisur një komplot kundër tij kur përgatitej të lundronte për në Siri, vendosi të kthehet nga ana e Maqedonisë.
- Veprat e Apostujve 20:4rreth 60 e.s.
Dhe deri në Azi e përcollën Sopatri nga Berea, Aristarku dhe Sekundi nga Thesaloniki, Gai nga Derba dhe Timoteu, dhe Tikiku e Trofimi nga Azia.
- Veprat e Apostujve 20:5rreth 60 e.s.
Këta ishin nisur para nesh dhe na prisnin në Troas.
- Veprat e Apostujve 20:6rreth 60 e.s.
Kurse ne u nisëm nga Filipi, pas ditëve të të Ndormëve, dhe për pesë ditë i arritëm në Troas, ku qëndruam shtatë ditë.
- Veprat e Apostujve 20:7rreth 60 e.s.
Ditën e parë të javës, kur ishin mbledhur dishepujt për të thyer bukën, Pali, i cili duhet të nisej të nesërmen, bisedonte me ta dhe e zgjati fjalën deri në mesnatë.
- Veprat e Apostujve 20:8rreth 60 e.s.
Dhe në sallën ku ishim mbledhur kishte shumë llamba.
- Veprat e Apostujve 20:9rreth 60 e.s.
Një djalosh me emër Eutik, që ishte ulur në parvazin e dritares, e zuri një gjumë i rëndë; dhe, ndërsa Pali e çoi fjalën gjatë, e zuri gjumi, ra nga kati i tretë poshtë dhe e ngritën të vdekur.
- Veprat e Apostujve 20:10rreth 60 e.s.
Por Pali, si zbriti, ra mbi të, e përqafoi dhe tha: ''Mos u shqetësoni, se shpirti i tij është në të''.
- Veprat e Apostujve 20:11rreth 60 e.s.
Atëherë u ngjit përsëri lart, e theu bukën dhe hëngri; dhe, pasi foli gjatë deri në të gdhirë, u nis.
- Veprat e Apostujve 20:12rreth 60 e.s.
Ndërkaq e prunë djalin të gjallë, dhe u ngushëlluan jo pak.
- Veprat e Apostujve 20:13rreth 60 e.s.
Kurse ne, që kishim hipur tashmë në anije, lundruam për në Asos, ku kishim ndër mend të merrnim Palin, sepse kështu kishte caktuar, mbasi donte vetë të shkonte më këmbë.
- Veprat e Apostujve 20:14rreth 60 e.s.
Kur na arriti në Asos, e morëm dhe arritëm në Mitilinë.
- Veprat e Apostujve 20:15rreth 60 e.s.
Lundruam prej andej dhe të nesërmen arritëm përballë Hiosit; një ditë më pas arritëm në Samo dhe, pas një ndalese në Trogjili, arritëm të nesërmen në Milet.
- Veprat e Apostujve 20:16rreth 60 e.s.
Sepse Pali kishte vendosur të lundronte pa u ndalur në Efes, që të mos humbiste kohë në Azi; sepse nxitonte që të ndodhej, po të ishte e mundur, në Jeruzalem ditën e Rrëshajëve.
- Veprat e Apostujve 20:17rreth 60 e.s.
Nga Mileti dërgoi në Efes për të thirrur pleqtë e kishës.
- Veprat e Apostujve 20:18rreth 60 e.s.
Kur ata erdhën tek ai, ai u tha atyre: ''Ju e dini dita e parë që hyra në Azi si kam jetuar midis jush për të gjithë këtë kohë,
- Veprat e Apostujve 20:19rreth 60 e.s.
duke i shërbyer Zotit me gjithë përulësi e me shumë lot e me prova që m'u bënë nga tinëzitë e Judenjve;
- Veprat e Apostujve 20:20rreth 60 e.s.
dhe si unë nuk fsheha asnjë nga ato gjëra që ishin të dobishme për ju, por jua shpalla juve dhe jua mësova botërisht dhe nëpër shtëpi,
- Veprat e Apostujve 20:21rreth 60 e.s.
duke u deklaruar solemnisht Judenjve dhe Grekëve mbi pendimin te Perëndi dhe për besimin në Zotin tonë Jezu Krisht.
- Veprat e Apostujve 20:22rreth 60 e.s.
Dhe ja, tani, i shtyrë nga Fryma, po shkoj në Jeruzalem pa ditur se ç'do të më ndodhë atje,