- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 20:23rreth 60 e.s.
përveçse Fryma e Shenjtë dëshmon për mua në çdo qytet, duke thënë se më presin pranga dhe mundime.
- Veprat e Apostujve 20:24rreth 60 e.s.
Por unë nuk dua t'ia di fare për jetën time që nuk e çmoj aq, sa ta kryej me gëzim vrapimin tim dhe shërbesën që mora nga Zoti Jezus, të dëshmoj plotësisht ungjillin e hirit të Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 20:25rreth 60 e.s.
Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kam vajtur dhe ardhur duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time.
- Veprat e Apostujve 20:26rreth 60 e.s.
Prandaj sot po ju deklaroj se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve;
- Veprat e Apostujve 20:27rreth 60 e.s.
sepse nuk u tërhoqa prapa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë.
- Veprat e Apostujve 20:28rreth 60 e.s.
Tregoni kujdes, pra, për veten tuaj dhe për gjithë tufën, në mes të së cilës Fryma e Shenjtë ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij.
- Veprat e Apostujve 20:29rreth 60 e.s.
Në fakt unë e di se, pas largimit tim, do të hyjnë midis jush ujqër grabitqarë, që nuk do ta kursejnë tufën,
- Veprat e Apostujve 20:30rreth 60 e.s.
edhe vetë midis jush do të dalin njerëz që do të flasin gjëra të çoroditura që të tërheqin pas vetes dishepujt.
- Veprat e Apostujve 20:31rreth 60 e.s.
Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se për tre vjet me radhë, ditë e natë, nuk pushova kurrë të paralajmëroj secilin me lot.
- Veprat e Apostujve 20:32rreth 60 e.s.
Dhe tani, o vëllezër, unë po ju lë te Perëndia dhe te fjala e hirit të tij, që është në gjendje t'ju ndërtojë dhe t'ju japë trashëgimin në mes të të gjithë të shenjtëruarve.
- Veprat e Apostujve 20:33rreth 60 e.s.
Unë nuk kam dashur as argjend, as ar, as rrobat e ndonjërit.
- Veprat e Apostujve 20:34rreth 60 e.s.
Dhe ju vetë e dini se këto duar kanë punuar për nevojat e mia dhe për ata që ishin bashkë me mua.
- Veprat e Apostujve 20:35rreth 60 e.s.
Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të lëngatët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: "Ka më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh!"''.
- Veprat e Apostujve 20:36rreth 60 e.s.
Dhe, si kishte thënë këto gjëra, u ul mbi gjunjë dhe u lut me ata të gjithë.
- Veprat e Apostujve 20:37rreth 60 e.s.
Atëherë të gjithë qanë me të madhe, e rroknin në qafë Palin dhe e puthnin,
- Veprat e Apostujve 20:38rreth 60 e.s.
të hidhëruar sidomos për fjalën që kishte thënë, se nuk do ta shihnin më fytyrën e tij. Pastaj e përcollën në anije.
- Veprat e Apostujve 21:1rreth 60 e.s.
Mbasi u ndamë nga ta, lundruam dhe, duke shkuar drejt, arritëm në Koos, ditën tjetër në Rodos dhe që andej në Patara.
- Veprat e Apostujve 21:2rreth 60 e.s.
Edhe, si gjetëm një anije që shkonte për Feniki, hipëm dhe lundruam.
- Veprat e Apostujve 21:3rreth 60 e.s.
Pamë nga larg Qipron dhe e lamë në të majtë, vazhduam lundrimin për në Siri dhe dolëm në Tiro, sepse atje anija kishte për të shkarkuar.
- Veprat e Apostujve 21:4rreth 60 e.s.
Dhe, si i gjetëm dishepujt, qëndruam atje shtatë ditë; të shtyrë nga Fryma, ata i thoshin Palit të mos ngjitej në Jeruzalem.
- Veprat e Apostujve 21:5rreth 60 e.s.
Kur i plotësuam ato ditë, u nisëm dhe shkuam; dhe na përcollën të gjithë, me gra e me fëmijë, deri jashtë qytetit; dhe si u ulëm në gjunjë në breg, u lutëm.
- Veprat e Apostujve 21:6rreth 60 e.s.
Dhe, mbasi u përshëndetëm, hipëm në anije, kurse ata u kthyen në shtëpitë e veta.
- Veprat e Apostujve 21:7rreth 60 e.s.
Kur mbaruam lundrimin, nga Tiro erdhëm në Ptolemaidë dhe, si përshëndetëm vëllezërit, kaluam një ditë me ta.
- Veprat e Apostujve 21:8rreth 60 e.s.
Të nesërmen u nisëm (ne që ishim shokë me Palin), arritëm në Cezare dhe hymë në shtëpinë e Filip ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, dhe ndenjëm tek ai.
- Veprat e Apostujve 21:9rreth 60 e.s.
Por ai kishte katër bija virgjëresha, që profetizonin.