- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa AD 30–62
The Early Church
Pentecost ignites a movement; Peter, Paul, and countless others carry the gospel from Jerusalem to the ends of the earth.
Vargje nga kjo periudhë
- Veprat e Apostujve 21:35rreth 60 e.s.
Dhe kur arriti te shkallaret, ndodhi që, për shkak të dhunës së turmës, duhej të bartej nga ushtarët,
- Veprat e Apostujve 21:36rreth 60 e.s.
sepse masa e popullit vinte pas duke bërtitur: ''Vdekje!''.
- Veprat e Apostujve 21:37rreth 60 e.s.
Kur Pali do të hynte në fortesë, i tha tribunit: ''A më lejohet të them diçka?''. Ai u përgjigj: ''A di greqisht?
- Veprat e Apostujve 21:38rreth 60 e.s.
Mos je vallë ai Egjiptasi që disa ditë më parë ngriti krye dhe nxori në shkretëtirë katër mijë gjakësorë?''.
- Veprat e Apostujve 21:39rreth 60 e.s.
Dhe Pali tha: ''Unë jam një Jude nga Tarsi, qytetar i një qyteti të Kilikisë që s'është i padëgjuar; dhe të lutem më lejo t'i flas popullit''.
- Veprat e Apostujve 21:40rreth 60 e.s.
Dhe, mbasi e lejoi, Pali, duke qëndruar në këmbë mbi shkallarët, i bëri shenjë me dorë popullit. Dhe, si u bë heshtje e madhe, i foli në gjuhën hebraike, duke thënë:
- Veprat e Apostujve 22:1rreth 60 e.s.
''Vëllezër dhe etër, dëgjoni çfarë ju them tani për mbrojtjen time''.
- Veprat e Apostujve 22:2rreth 60 e.s.
Kur dëgjuan se u fliste atyre në gjuhën hebraike, heshtën edhe më shumë. Pastaj ai tha:
- Veprat e Apostujve 22:3rreth 60 e.s.
''Në të vërtetë unë jam një Jude, lindur në Tars të Kilikisë dhe rritur në këtë qytet te këmbët e Gamalielit, edukuar me përpikërinë e ligjit të etërve tanë, plot me zell për Perëndinë, sikurse jeni ju të gjithë sot;
- Veprat e Apostujve 22:4rreth 60 e.s.
unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur dhe duke futur në burg burra dhe gra,
- Veprat e Apostujve 22:5rreth 60 e.s.
sikurse jep dëshmi për mua kryeprifti dhe gjithë sinedri i pleqve, prej të cilëve mora edhe letra për vëllezërit dhe shkova në Damask për të sjellë të lidhur në Jeruzalem ata që ishin atje, që të ndëshkoheshin.
- Veprat e Apostujve 22:6rreth 60 e.s.
Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje.
- Veprat e Apostujve 22:7rreth 60 e.s.
Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: "Saul, Saul, përse më përndjek?".
- Veprat e Apostujve 22:8rreth 60 e.s.
Dhe unë u përgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai më tha: "Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek".
- Veprat e Apostujve 22:9rreth 60 e.s.
Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste.
- Veprat e Apostujve 22:10rreth 60 e.s.
Unë thashë: "O Zot, ç'duhet të bëj?". Zoti më tha: "Çohu dhe shko në Damask! Atje do të të thuhet çfarë të është urdhëruar të bësh".
- Veprat e Apostujve 22:11rreth 60 e.s.
Dhe, mbasi unë nuk shihja asgjë për shkak të shkëlqimit të asaj drite, më morën për dore ata që ishin me mua; dhe hyra në Damask.
- Veprat e Apostujve 22:12rreth 60 e.s.
Dhe njëfarë Anania, njeri i perëndishëm sipas ligjit, për të cilin jepnin dëshmi të gjithë Judenjtë që banonin aty,
- Veprat e Apostujve 22:13rreth 60 e.s.
erdhi tek unë, dhe duke qëndruar pranë meje, tha: "O vëlla Saul, shiko përsëri!". Dhe në atë çast unë fitova përsëri dritën e syve dhe e shikova.
- Veprat e Apostujve 22:14rreth 60 e.s.
Pastaj vazhdoi: "Perëndia i etërve tanë të ka paracaktuar të njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin dhe të dëgjosh një zë nga goja e tij.
- Veprat e Apostujve 22:15rreth 60 e.s.
Sepse ti duhet të dëshmosh për të tek të gjithë njerëzit për ato që ke parë dhe ke dëgjuar.
- Veprat e Apostujve 22:16rreth 60 e.s.
Dhe tani ç'pret? Çohu dhe ji i pagëzuar dhe i larë nga mëkatet e tua, duke thirrur emrin e Zotit".
- Veprat e Apostujve 22:17rreth 60 e.s.
Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,
- Veprat e Apostujve 22:18rreth 60 e.s.
dhe pashë Zotin që më thoshte: "Nxito dhe dil shpejt nga Jeruzalemi, sepse ata nuk do ta pranojnë dëshminë tënde për mua".
- Veprat e Apostujve 22:19rreth 60 e.s.
Atëherë unë thashë: "O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;