- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 930–586 BC
The Divided Kingdom
The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.
Vargje nga kjo periudhë
- 2 Kronikave 11:6rreth 975 p.e.s.
Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,
- 2 Kronikave 11:7rreth 975 p.e.s.
Beth-Tsurin, Sokon, Adulamin,
- 2 Kronikave 11:8rreth 975 p.e.s.
Gathin, Mareshahun, Zifin,
- 2 Kronikave 11:9rreth 975 p.e.s.
Adoraimin, Lakishin, Azkahun,
- 2 Kronikave 11:10rreth 975 p.e.s.
Tsorahun, Ajalonin dhe Hebronin, që u bënë qytete të fortifikuara në Judë dhe në Beniamin.
- 2 Kronikave 11:11rreth 975 p.e.s.
Përforcoi fortesat dhe vendosi komandantë dhe depo ushqimesh, vaji dhe vere.
- 2 Kronikave 11:12rreth 975 p.e.s.
Në çdo qytet vendosi mburoja dhe shtiza dhe i bëri jashtëzakonisht të forta. Kështu ai pati me vete Judën dhe Beniaminin.
- 2 Kronikave 11:13rreth 974 p.e.s.
Përveç kësaj nga të gjitha territoret e tyre priftërinjtë dhe Levitët e tërë Izraelit morën anën e tij.
- 2 Kronikave 11:14rreth 974 p.e.s.
Në të vërtetë Levitët braktisën tokat e tyre për kullotë dhe pronat e tyre dhe shkuan në Judë dhe në Jeruzalem, sepse Jeroboami me bijtë e tij i kishte përzënë nga shërbimi si priftërinj të Zotit,
- 2 Kronikave 11:15rreth 974 p.e.s.
dhe kishte caktuar priftërinj për vendet e larta, për demonët dhe për viçat që kishte bërë.
- 2 Kronikave 11:16rreth 974 p.e.s.
Mbas Levitëve ata nga gjithë fiset e Izraelit që kishin vendosur në zemër të tyre të kërkonin Zotin, Perëndinë e Izraelit, vajtën në Jeruzalem për t'i ofruar flijime Zotit, Perëndisë të etërve të tyre.
- 2 Kronikave 11:17rreth 975 p.e.s.
Kështu e përforcuan mbretërinë e Judës dhe e bënë të qëndrushëm për tre vjet Roboamin, birin e Salomonit, sepse për tre vjet ndoqën rrugën e Davidit dhe të Salomonit.
- 2 Kronikave 11:18rreth 975 p.e.s.
Roboami mori për grua Mahalathën, bijën e Jerimothit, birit të Davidit dhe i Abihajlit, bijës së Eliabit që ishte bir i Isait.
- 2 Kronikave 11:19rreth 975 p.e.s.
Ajo i lindi fëmijët Jeush, Shemariah dhe Zaaham.
- 2 Kronikave 11:20rreth 975 p.e.s.
Mbas asaj mori për grua Maakahën, bijën e Absalomit, e cila i lindi Abijahun, Atain, Zizan dhe Shelomithin.
- 2 Kronikave 11:21rreth 975 p.e.s.
Roboami e donte Maakahën, bijën e Absalomit, më tepër se të gjitha bashkëshortet e konkubinat e tij (ai mori tetëmbëdhjetë bashkëshorte dhe shtatëdhjetë konkubina dhe i lindën njëzet e tetë djem dhe gjashtëdhjetë vajza).
- 2 Kronikave 11:22rreth 975 p.e.s.
Roboami e caktoi Abijahun, birin e Maakahës, si të parë që të ishte princ midis vëllezërve të tij, sepse mendonte ta bënte mbret.
- 2 Kronikave 11:23rreth 975 p.e.s.
Ai veproi me zgjuarsi dhe i shpërndau disa nga bijtë e tij në të gjitha vendet e Judës dhe të Beniaminit, në të gjitha qytetet e fortifikuara; u dha atyre ushqime me shumicë dhe kërkoi për ta shumë bashkëshorte.
- 2 Kronikave 12:1rreth 972 p.e.s.
Mbas forcimit të mbretërisë dhe të pushtetit të tij, Roboami braktisi ligjin e Zotit bashkë me tërë Izraelin.
- 2 Kronikave 12:2rreth 970 p.e.s.
Në vitin e pestë të mbretit Roboam, Shishaku, mbret i Egjiptit, doli kundër Jeruzalemit (sepse ata kishin kryer mëkate kundër Zotit),
- 2 Kronikave 12:3rreth 970 p.e.s.
me njëmijë e dyqind qerre dhe gjashtëdhjetë mijë kalorës; dhe bashkë me të erdhi nga Egjipti një popull i pallogaritshëm: Libianë, Sukej dhe Etiopias.
- 2 Kronikave 12:4rreth 970 p.e.s.
Ai pushtoi qytetet e fortifikuara që ishin pronë e Judës dhe arriti deri në Jeruzalem.
- 2 Kronikave 12:5rreth 970 p.e.s.
Atëherë profeti Shemajah shkoi te Roboami dhe te krerët e Judës, që ishin mbledhur në Jeruzalem nga frika e Shishakut, dhe u tha atyre: "Kështu thotë Zoti: "Ju më kini braktisur, prandaj edhe unë ju braktis në duart e Shishakut"".
- 2 Kronikave 12:6rreth 970 p.e.s.
Atëherë princat e Izraelit dhe mbreti u përulën dhe thanë: "Zoti është i drejtë".
- 2 Kronikave 12:7rreth 970 p.e.s.
Kur Zoti pa që ata ishin përulur, fjala e Zotit iu drejtua Shemajahut, duke i thënë: "Me qenë se ata u përulën, unë nuk do t'i shkatërroj, por do t'ju jap pas pak çlirimin dhe zemërimi im nuk do të kthehet kundër Jeruzalemit nëpërmjet Shishakut.