Kalo te përmbajtja

circa 930–586 BC

The Divided Kingdom

The kingdom splits into Israel and Judah; prophets warn of judgment as both nations slowly drift into idolatry and exile.

1,722 vargje · 3 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. 2 Kronikave 10:1rreth 975 p.e.s.

    Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur në Sikem për ta bërë mbret.

  2. 2 Kronikave 10:2rreth 975 p.e.s.

    Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte akoma në Egjipt ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), Jeroboami u kthye nga Egjipti.

  3. 2 Kronikave 10:3rreth 975 p.e.s.

    Prandaj dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë Izraeli erdhën t'i flasin Roboamit dhe i thanë:

  4. 2 Kronikave 10:4rreth 975 p.e.s.

    "Ati yt e ka bërë zgjedhën tonë të rëndë; tani ti lehtësoje robërinë e fortë të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që ai na ka imponuar, dhe ne do të të shërbejmë".

  5. 2 Kronikave 10:5rreth 975 p.e.s.

    Ai u përgjigj kështu: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh". Pastaj populli iku.

  6. 2 Kronikave 10:6rreth 975 p.e.s.

    Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe i tha: "Çfarë më këshilloni t'i them këtij populli?".

  7. 2 Kronikave 10:7rreth 975 p.e.s.

    Ata i folën duke thënë: "Në rast se tregohesh dashamirës me këtë popull dhe e kënaq, duke u dhënë atyre një përgjigje të favorshme, ata do të jenë shërbëtorë të tu përgjithmon".

  8. 2 Kronikave 10:8rreth 975 p.e.s.

    Por Roboami hodhi poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë dhe u konsultua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,

  9. 2 Kronikave 10:9rreth 975 p.e.s.

    dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t'i përgjigjem këtij populli që më foli duke thënë: "Lehtësoje zgjedhën e vënë nga ati yt?"".

  10. 2 Kronikave 10:10rreth 975 p.e.s.

    Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të i folën, duke thënë: "Kështu do t'i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke thënë: "Ati yt e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani lehtësoje atë". Kështu do t'u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë se sa ijet e atit tim;

  11. 2 Kronikave 10:11rreth 975 p.e.s.

    prandaj në qoftë se ati im ju ka vënë një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t'ju dënoj me kamxhik"".

  12. 2 Kronikave 10:12rreth 975 p.e.s.

    Pas tri ditëve, Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditësh".

  13. 2 Kronikave 10:13rreth 975 p.e.s.

    Mbreti iu përgjigj atyre rëndë: kështu mbreti Roboam, duke hedhur poshtë këshillën e dhënë nga pleqtë,

  14. 2 Kronikave 10:14rreth 975 p.e.s.

    u foli atyre sipas këshillës së dhënë nga të rinjtë, duke thënë: "Ati im e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj, por unë do ta bëj edhe më të rëndë; ati im ju ka ndëshkuar me fshikull, unë do t'ju dënoj me kamxhik".

  15. 2 Kronikave 10:15rreth 975 p.e.s.

    Kështu mbreti nuk e dëgjoi popullin, sepse zhvillimi i ngjarjeve varej nga Perëndia, me qëllim që Zoti ta çonte në vend fjalën e tij, që ia kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shilohu.

  16. 2 Kronikave 10:16rreth 975 p.e.s.

    Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj mbretit duke thënë: "Çfarë pjese kemi ne nga Davidi? Nuk kemi asnjë trashëgimi nga biri i Isait! Secili në çadrën e vet, o Izrael! Tani kujdesohu për shtëpinë tënde, o David!". Kështu tërë Izraeli shkoi në çadrat e veta.

  17. 2 Kronikave 10:17rreth 975 p.e.s.

    Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetin e Judës mbretëroi Roboami.

  18. 2 Kronikave 10:18rreth 975 p.e.s.

    Mbreti Roboam dërgoi Hadoramin, të ngarkuarin me haraçet, por bijtë e Izraelit e vranë me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam u shpejtua të hipë mbi një qerre për të ikur me vrap në Jeruzalem.

  19. 2 Kronikave 10:19rreth 975 p.e.s.

    Kështu Izraeli ka qenë rebel ndaj shtëpisë së Davidit deri ditën e sotme.

  20. Roboami, me të arritur në Jeruzalem, thirri shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur, për të luftuar kundër Izraelit dhe për t'i kthyer kështu mbretërinë Roboamit.

  21. Por fjala e Zotit iu drejtua kështu Shemajahut, njeriu i Perëndisë, duke thënë:

  22. "Foli Roboamit, birit të Salomonit, mbretit të Judës, dhe tërë Izraelit në Judë dhe në Beniamin, dhe u thuaj atyre:

  23. Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj. Secili të kthehet në shtëpinë e vet, sepse kjo gjë vjen nga unë"". Atëherë ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa pa dalë kundër Jeroboamit.

  24. 2 Kronikave 11:5rreth 975 p.e.s.

    Roboami banoi në Jeruzalem dhe ndërtoi disa qytete për mbrojtje në Judë.

  25. 2 Kronikave 11:6rreth 975 p.e.s.

    Ai ndërtoi Betlemin, Etamin, Tekoan,