- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446 BC
Sinai & The Law
God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.
Vargje nga kjo periudhë
- Levitiku 11:1rreth 1490 p.e.s.
Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë atyre:
- Levitiku 11:2rreth 1490 p.e.s.
"Foluni bijve të Izraelit dhe u thoni: Këto janë kafshët që do të mund të hani nga tërë kafshët që janë mbi tokë.
- Levitiku 11:3rreth 1490 p.e.s.
Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka këmbën të ndarë dhe ripërtypet.
- Levitiku 11:4rreth 1490 p.e.s.
Por nga ripërtypësit dhe nga dythundrakët nuk do të hani këto: devenë sepse përtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
- Levitiku 11:5rreth 1490 p.e.s.
baldosën, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrake; për ju është e papastër;
- Levitiku 11:6rreth 1490 p.e.s.
lepurin, sepse ripërtypet, por nuk është dythundrak; për ju është i papastër;
- Levitiku 11:7rreth 1490 p.e.s.
derrin, sepse është dythundrak dhe e ka këmbën të ndarë, por nuk është ripërtypës; për ju është i papastër.
- Levitiku 11:8rreth 1490 p.e.s.
Nuk do të hani nga mishi i tyre dhe nuk do të prekni trupat e tyre të pajetë; për ju janë të papastër.
- Levitiku 11:9rreth 1490 p.e.s.
Midis gjithë kafshëve që ndodhen në ujë mund të hani këto: mund të hani të gjithë ato që kanë pendë e luspa në ujë, si në dete ashtu dhe në lumenj.
- Levitiku 11:10rreth 1490 p.e.s.
Por të gjitha ato që nuk kanë as pendë as luspa, si në dete, ashtu dhe në lumenj, tërë ato që lëviznin në ujë dhe të gjitha ato që jetojnë në ujë janë të neveritshme për ju.
- Levitiku 11:11rreth 1490 p.e.s.
Do të jenë të neveritshme për ju; nuk do të hani mishin e tyre dhe do keni neveri për trupin e tyre të pajetë.
- Levitiku 11:12rreth 1490 p.e.s.
Çdo gjë që në ujë nuk ka pendë dhe luspa do të jetë e neveritshme për ju.
- Levitiku 11:13rreth 1490 p.e.s.
Midis zogjve do të keni neveri këta; nuk duhet t'i hani, sepse janë të neveritshëm: shqiponjën, shqiponjën e detit dhe fajkuan peshkatar;
- Levitiku 11:14rreth 1490 p.e.s.
qiftin dhe çdo lloj fajkoi;
- Levitiku 11:15rreth 1490 p.e.s.
çdo lloj korbi;
- Levitiku 11:16rreth 1490 p.e.s.
strucin, hutën, pulëbardhën dhe çdo lloj krahathatë;
- Levitiku 11:17rreth 1490 p.e.s.
bufin, karabullakun e detit, ibisin;
- Levitiku 11:18rreth 1490 p.e.s.
mjellmën, pelikanin, hutën;
- Levitiku 11:19rreth 1490 p.e.s.
lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzen dhe lakuriqin e natës.
- Levitiku 11:20rreth 1490 p.e.s.
Do të keni neveri për çdo insekt me krahë që ecën me katër këmbë.
- Levitiku 11:21rreth 1490 p.e.s.
Por nga të gjitha insektet me krahë që ecin me katër këmbë, mund të hani ato që i kanë kofshët mbi këmbët për të kërcyer në tokë.
- Levitiku 11:22rreth 1490 p.e.s.
Nga këta mund të hani çdo lloj karkaleci, çdo lloj bulku dhe çdo lloj akridi.
- Levitiku 11:23rreth 1490 p.e.s.
Çdo lloj tjetër insekti me krahë që ka katër këmbë do të jetë i neveritshëm për ju.
- Levitiku 11:24rreth 1490 p.e.s.
Këto kafshë do t'ju bëjnë të papastër; kushdo që prek trupin e tyre të pajetë do të jetë i papastër deri në mbrëmje.
- Levitiku 11:25rreth 1490 p.e.s.
Kushdo mbart trupat e tyre të pajetë, do të lajë rrobat dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.