Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 8:31rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: "Piqeni mishin në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe hajeni aty me bukën që është në shportën e shenjtërimit, siç kam urdhëruar, duke thënë: "Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë".

  2. Levitiku 8:32rreth 1490 p.e.s.

    Atë që tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.

  3. Levitiku 8:33rreth 1490 p.e.s.

    Shtatë ditë me radhë nuk do të dilni nga hyrja e çadrës së mbledhjes, deri sa të plotësohen ditët e shenjtërimit tuaj, sepse do të nevojiten shtatë ditë për të plotësuar shenjtërimin tuaj.

  4. Levitiku 8:34rreth 1490 p.e.s.

    Ashtu siç është vepruar në këtë ditë, kështu ka urdhëruar Zoti të bëhet për të bërë shlyerjen për ju.

  5. Levitiku 8:35rreth 1490 p.e.s.

    Do të qëndroni pra shtatë ditë në hyrje të çadrës së mbledhjes, ditë e natë, dhe do të respektoni urdhërimin e Zotit, që të mos vdisni; sepse kështu më kishte qenë urdhëruar".

  6. Levitiku 8:36rreth 1490 p.e.s.

    Kështu Aaroni dhe bijtë e tij bënë tërë ato gjëra që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut.

  7. Levitiku 9:1rreth 1490 p.e.s.

    Ndodhi në ditën e tetë që Moisiu thirri Aaronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit,

  8. Levitiku 9:2rreth 1490 p.e.s.

    dhe i tha Aaronit: "Merr një viç për flijimin për mëkatin dhe një dash për një olokaust, që të dy pa të meta, dhe ofroji para Zotit.

  9. Levitiku 9:3rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do t'u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: Merrni një cjap për flijimin për mëkatin, një viç dhe një qengj, që të dy motakë, pa të meta, për një olokaust,

  10. Levitiku 9:4rreth 1490 p.e.s.

    një dem të vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit, për t'i flijuar përpara Zotit, dhe një ofertë ushqimesh, të përziera me vaj, sepse sot Zoti do t'ju shfaqet".

  11. Levitiku 9:5rreth 1490 p.e.s.

    Dhe kështu ata sollën përpara çadrës së mbledhjes atë që Moisiu kishte urdhëruar; dhe tërë asamblea u afrua dhe qëndroi në këmbë përpara Zotit.

  12. Levitiku 9:6rreth 1490 p.e.s.

    Atëherë Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ju ka urdhëruar; bëjeni dhe lavdia e Zotit do t'ju shfaqet".

  13. Levitiku 9:7rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe olokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për vete dhe për popullin; paraqit gjithashtu ofertën e popullit dhe bëj shlyerjen për ata, siç ka urdhëruar Zoti".

  14. Levitiku 9:8rreth 1490 p.e.s.

    Kështu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viçin e flijimit për mëkatin, që e kishte për vete.

  15. Levitiku 9:9rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij në gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut në bazën e altarit;

  16. Levitiku 9:10rreth 1490 p.e.s.

    por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  17. Levitiku 9:11rreth 1490 p.e.s.

    Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.

  18. Levitiku 9:12rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj theri olokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

  19. Levitiku 9:13rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj i dhanë olokaustin e bërë copë-copë dhe kokën; dhe ai i tymosi mbi altar.

  20. Levitiku 9:14rreth 1490 p.e.s.

    Lau zorrët dhe këmbët dhe i tymosi bashkë me olokaustin mbi altar.

  21. Levitiku 9:15rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj paraqiti ofertën e popullit. Mori cjapin, që ishte flia për mëkatin e popullit, e theri dhe e ofroi për mëkatin, si ofertë të parë.

  22. Levitiku 9:16rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj paraqiti olokaustin dhe e ofroi sipas rregullit të caktuar.

  23. Levitiku 9:17rreth 1490 p.e.s.

    Paraqiti pas kësaj blatimin e ushqimit; mori një grusht prej tij dhe e tymosi mbi altar, përveç olokaustit të mëngjesit.

  24. Levitiku 9:18rreth 1490 p.e.s.

    Theri edhe demin e vogël dhe dashin, si flijim falënderimi për popullin. Bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.

  25. Levitiku 9:19rreth 1490 p.e.s.

    I paraqitën dhjamin e kaut, të dashit, bishtin e majmë, dhjamin që mbulon zorrët, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë;