Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 7:19rreth 1490 p.e.s.

    Mishi, që prek çfarëdo gjë të papastër nuk do të hahet; do të digjet me zjarr. Sa për mishin tjetër, kushdo që është i pastër do të mund të hajë nga ai.

  2. Levitiku 7:20rreth 1490 p.e.s.

    Por personi, që duke qenë i papastër, ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, do të shfaroset nga populli i tij.

  3. Levitiku 7:21rreth 1490 p.e.s.

    Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, ai do të shfaroset nga populli i tij".

  4. Levitiku 7:22rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  5. Levitiku 7:23rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do të hani asnjë yndyrë të lopës apo të deles apo të dhisë.

  6. Levitiku 7:24rreth 1490 p.e.s.

    Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;

  7. Levitiku 7:25rreth 1490 p.e.s.

    sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.

  8. Levitiku 7:26rreth 1490 p.e.s.

    Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.

  9. Levitiku 7:27rreth 1490 p.e.s.

    Kushdo që ha çfarëdo lloj gjaku, do të shfaroset nga populli i tij".

  10. Levitiku 7:28rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  11. Levitiku 7:29rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kush i ofron Zotit flijimin e tij të falënderimit do t'ia çojë ofertën e tij Zotit, duke e hequr nga flijimi i tij i falënderimit.

  12. Levitiku 7:30rreth 1490 p.e.s.

    Do t'i çojë me duart e tij ofertat e bëra me zjarr për Zotin; do të çojë dhjamin bashkë me gjoksin, për të tundur gjoksin si ofertë e tundur përpara Zotit.

  13. Levitiku 7:31rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do ta tymosë dhjamin mbi altar, ndërsa gjoksi do të jetë i Aaronit dhe i bijve të tij.

  14. Levitiku 7:32rreth 1490 p.e.s.

    Do t'i jepni priftit gjithashtu, si një ofertë të lartë, kofshën e djathtë të flijimeve tuaja të falënderimit.

  15. Levitiku 7:33rreth 1490 p.e.s.

    Ai nga bijtë e Aaronit që ofron gjakun dhe dhjamin e flijimeve të falënderimit do të ketë, si pjesë të tij, kofshën e djathtë.

  16. Levitiku 7:34rreth 1490 p.e.s.

    Sepse nga flitë e falënderimit të ofruara nga bijtë e Izraelit unë marr gjoksin e ofertës së tundur dhe kofshën e ofertës së lartë, dhe ua jap priftit Aaron dhe bijve të tij, si një detyrim i përjetshëm nga ana e bijve të Izraelit".

  17. Levitiku 7:35rreth 1490 p.e.s.

    Kjo është pjesa e caktuar e Aaronit dhe bijve të tij nga flijimet e bëra me zjarr për Zotin, ditën që do të paraqiten për t'i shërbyer Zotit si priftërinj.

  18. Levitiku 7:36rreth 1490 p.e.s.

    Këtë ka urdhëruar Zoti për bijtë e Izraelit t'u jepnin atyre ditën që i vajosi, si një ligj i përjetshëm brez pas brezi.

  19. Levitiku 7:37rreth 1490 p.e.s.

    Ky është ligji i olokaustit, i blatimit të ushqimit, i flijimit për mëkatin, i flijimit për shkeljen, i shenjtërimit dhe i flijimit të falënderimit,

  20. Levitiku 7:38rreth 1490 p.e.s.

    ligji që Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, ditën që i urdhëroi bijtë e Izraelit t'i paraqisnin ofertat e tyre Zotit në shkretëtirën e Sinait.

  21. Levitiku 8:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  22. Levitiku 8:2rreth 1490 p.e.s.

    "Merr Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogël të flijimit për mëkatin, dy deshtë dhe shportën e bukëve të ndorme,

  23. Levitiku 8:3rreth 1490 p.e.s.

    dhe mblidhe gjithë asamblenë në hyrje të çadrës së mbledhjes".

  24. Levitiku 8:4rreth 1490 p.e.s.

    Atëherë Moisiu bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti, dhe asambleja u mblodh në hyrje të çadrës së mbledhjes.

  25. Levitiku 8:5rreth 1490 p.e.s.

    Dhe Moisiu i tha asamblesë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar të bëhet".