Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 5:18rreth 1490 p.e.s.

    Ai do t'i sjellë priftit si ofertë për shkeljen, një dash pa të meta, të marrë nga kopeja, sipas vlerësimit tënd. Kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen për mëkatin e tij nga padituria, të cilin e ka kryer në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ky do t'i jetë falur.

  2. Levitiku 5:19rreth 1490 p.e.s.

    Kjo është një ofertë për shkeljen; ai është me siguri fajtor përpara Zotit".

  3. Levitiku 6:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

  4. Levitiku 6:2rreth 1490 p.e.s.

    "Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,

  5. Levitiku 6:3rreth 1490 p.e.s.

    o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,

  6. Levitiku 6:4rreth 1490 p.e.s.

    atëherë, në qoftë se ka mëkatuar dhe është fajtor, ai duhet të rikthejë atë që ka vjedhur, apo gjënë e zhvatur me mashtrim, ose depozitën që i është besuar apo sendin e humbur që ka gjetur,

  7. Levitiku 6:5rreth 1490 p.e.s.

    ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t'i kthejë plotësisht, por do t'u shtojë një të pestën dhe do t'ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.

  8. Levitiku 6:6rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do t'i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.

  9. Levitiku 6:7rreth 1490 p.e.s.

    Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për të përpara Zotit, dhe do t'i falet çdo faj për të cilin është bërë fajtor".

  10. Levitiku 6:8rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  11. Levitiku 6:9rreth 1490 p.e.s.

    "Jepu këtë urdhër Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i olokaustit. Olokausti do të mbetet mbi mangallin sipër altarit tërë natën, deri në mëngjes; dhe zjarri i altarit do të mbahet i ndezur.

  12. Levitiku 6:10rreth 1490 p.e.s.

    Prifti do të veshë tunikën e tij prej liri dhe do të veshë mbi trup pantallonat; dhe do të mbledhë hirin e olokaustit, që zjarri ka konsumuar mbi altar, dhe do ta vendosë pranë altarit.

  13. Levitiku 6:11rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do të heqë rrobat e tij dhe do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin jashtë kampit në një vend të pastër.

  14. Levitiku 6:12rreth 1490 p.e.s.

    Zjarri mbi altar do të mbahet i ndezur dhe nuk do të lihet të shuhet; prifti do të djegë dru mbi të çdo mëngjes, do të vendosë sipër olokaustin dhe do të tymosë sipër dhjamin e flijimeve të falënderimit.

  15. Levitiku 6:13rreth 1490 p.e.s.

    Zjarri duhet të digjet vazhdimisht mbi altarin dhe nuk duhet të shuhet.

  16. Levitiku 6:14rreth 1490 p.e.s.

    Ky është ligji i blatimit të ushqimit. Bijtë e Aaronit do ta paraqesin përpara Zotit përballë altarit.

  17. Levitiku 6:15rreth 1490 p.e.s.

    Njëri prej tyre do të marrë nga ai një grusht maje mielli me vajin e tij dhe me gjithë temjanin që ndodhet mbi blatimin e ushqimit dhe do ta tymosë mbi altar me erë të këndshme, si një kujtim për Zotin.

  18. Levitiku 6:16rreth 1490 p.e.s.

    Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë atë që ka për të mbetur; do të hahet pa maja në vend të shenjtë; ata do ta hanë në oborrin e çadrës së mbledhjes.

  19. Levitiku 6:17rreth 1490 p.e.s.

    Të mos piqet me maja; është pjesa që u dhashë atyre nga flijimet e mia të bëra me zjarr. Éshtë gjë shumë e shenjtë, ashtu si flijimi për mëkatin dhe si flijimi për shkeljen.

  20. Levitiku 6:18rreth 1490 p.e.s.

    Çdo mashkull ndër bijtë e Aaronit do të mund të hajë. Éshtë një ligj i përjetshëm për gjithë brezat tuaj, që lidhet me flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kushdo që prek këto gjëra duhet të jetë i shenjtë.

  21. Levitiku 6:19rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  22. Levitiku 6:20rreth 1490 p.e.s.

    "Kjo është oferta që Aaroni dhe bijtë e tij do t'i bëjnë Zotit ditën në të cilën janë vajuar: një e dhjeta e efës maje mielli, si blatim i zakonshëm i ushqimit, gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje.

  23. Levitiku 6:21rreth 1490 p.e.s.

    Ajo do të përgatitet me vaj mbi një skarë; do ta çosh të përzier mirë dhe do të ofrosh copat e pjekura të blatimit të ushqimit, si erë e këndshme për Zotin.

  24. Levitiku 6:22rreth 1490 p.e.s.

    Prifti, njërit prej bijve të tij që është vajuar për t'i zënë vendin, do t'i bëjë këtë ofertë; sipas ligjit të përjetshëm, do të tymoset e tëra.

  25. Levitiku 6:23rreth 1490 p.e.s.

    Çdo blatim i ushqimit të priftit do të tymoset i tëri; ai nuk do të hahet".