Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 4:3rreth 1490 p.e.s.

    në rast se mëkaton prifti që ka qënë vajuar, duke e bërë kështu popullin fajtor, t'i ofrojë Zotit për mëkatin e kryer një dem të vogël pa të meta, si flijim për mëkatin.

  2. Levitiku 4:4rreth 1490 p.e.s.

    Do ta çojë demin e vogël në hyrje të çadrës së mbledhjes përpara Zotit; do të vërë dorën e tij mbi kokën e demit të vogël dhe do ta therë demin e vogël përpara Zotit.

  3. Levitiku 4:5rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prifti që ka qënë vajosur do të marrë gjak nga demi i vogël dhe do ta çojë atë në çadrën e mbledhjes;

  4. Levitiku 4:6rreth 1490 p.e.s.

    prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do të spërkasë pak nga ky gjak shtatë herë para Zotit, përballë velit të shenjtërores.

  5. Levitiku 4:7rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prifti do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit të temjanit të parfumuar para Zotit, që ndodhet në çadrën e mbledhjes; do të derdhë mbetjen e gjakut të demit të vogël mbi bazën e altarit të olokausteve, që ndodhet në hyrje të çadrës së mbledhjes.

  6. Levitiku 4:8rreth 1490 p.e.s.

    Do të heqë prej tij tërë dhjamin e flisë së mëkatit të demit të vogël: dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

  7. Levitiku 4:9rreth 1490 p.e.s.

    të dy veshkat dhe dhjamin që ndodhet mbi ta rreth ijeve, por do të shkëputë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat,

  8. Levitiku 4:10rreth 1490 p.e.s.

    ashtu siç veprohet për demin e vogël të flijimit të falënderimit; pastaj prifti do t'i tymosë ato mbi altarin e olokausteve.

  9. Levitiku 4:11rreth 1490 p.e.s.

    Por lëkurën e demit të vogël dhe tërë mishin e tij, së bashku me kokën e tij, këmbët e tij, zorrët e tij dhe fëlliqësirat e tij,

  10. Levitiku 4:12rreth 1490 p.e.s.

    gjithë demin e vogël, do ta çojë jashtë kampit, në një vend të pastër, ku hidhet hiri; dhe do ta djegë mbi dru me zjarr; do të digjet aty ku hidhet hiri.

  11. Levitiku 4:13rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se gjithë asambleja e Izraelit kryen mëkat nga padituria, dhe kjo gjë mbahet e fshehtë nga sytë e asamblesë, ajo ka bërë diçka që Zoti e ka ndaluar të bëhet dhe kështu është bërë fajtore;

  12. Levitiku 4:14rreth 1490 p.e.s.

    kur mëkati i bërë do të bëhet i njohur, asambleja do të ofrojë si fli për mëkatin një dem të vogël dhe do ta çojë përpara çadrës së mbledhjes.

  13. Levitiku 4:15rreth 1490 p.e.s.

    Pleqtë e asamblesë do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël përpara Zotit; pastaj demi i vogël do të theret përpara Zotit.

  14. Levitiku 4:16rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prifti që ka qënë vajuar do të sjellë pak gjak nga demi i vogël në çadrën e mbledhjes;

  15. Levitiku 4:17rreth 1490 p.e.s.

    pas kësaj prifti do të ngjyejë gishtin e tij në gjak dhe do ta spërkasë atë shtatë herë përpara Zotit, përballë velit.

  16. Levitiku 4:18rreth 1490 p.e.s.

    Do të vërë pak nga ai gjak mbi brirët e altarit që është përpara Zotit, në çadrën e mbledhjes; dhe do të derdhë mbetjen e gjakut në bazën e altarit të olokaustit, që është në hyrjen e çadrës së mbledhjes.

  17. Levitiku 4:19rreth 1490 p.e.s.

    Së këtejmi do të heqë tërë dhjamin dhe do ta tymosë mbi altar.

  18. Levitiku 4:20rreth 1490 p.e.s.

    Do të veprojë me këtë dem të vogël ashtu siç pat vepruar me demin e vogël të ofruar për mëkatin; do të bëjë të njëjtën gjë. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për anëtarët e asamblesë dhe këta do të jenë të falur.

  19. Levitiku 4:21rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj do ta çojë demin e vogël jashtë kampit dhe do ta djegë ashtu siç ka djegur demin e parë të vogël. Ky është flijimi i mëkatit për asamblenë.

  20. Levitiku 4:22rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se një ndër krerët ka kryer një mëkat dhe nga padituria ka bërë një nga gjërat që Zoti, Perëndia e tij, e ka ndaluar të bëhet, duke u bërë, pra, fajtor,

  21. Levitiku 4:23rreth 1490 p.e.s.

    kur ai bëhet i vetëdijshëm për mëkatin që ka kryer, do të çojë si ofertë të tij një cjap mashkull, pa të meta.

  22. Levitiku 4:24rreth 1490 p.e.s.

    Do të vërë dorën mbi kokën e cjapit dhe do ta therë në vendin ku theren olokaustet përpara Zotit. Éshtë një flijim për mëkatin.

  23. Levitiku 4:25rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prifti do të marrë me gishtin e tij pak gjak nga flijimi për mëkatin dhe do ta vërë mbi brirët e altarit të olokausteve, dhe do të derdhë gjakun e cjapit mbi bazën e altarit të olokaustit;

  24. Levitiku 4:26rreth 1490 p.e.s.

    pastaj do të tymosë tërë dhjamin e tij mbi altar, si dhjamin e flijimit të falënderimit. Kështu prifti do të bëjë shlyerjen për atë, dhe mëkati do t'i falet.

  25. Levitiku 4:27rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se dikush nga populli kryen një mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi të Zotit, duke bërë një diçka që nuk duhet të bënte, duke u bërë, pra, fajtor,