Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Levitiku 2:11rreth 1490 p.e.s.

    Çdo blatim ushqimor që do t'i çoni Zotit do të jetë pa maja, sepse nuk do të tymosni asgjë që përmban maja ose mjaltë, si flijim që bëhet me zjarr për Zotin.

  2. Levitiku 2:12rreth 1490 p.e.s.

    Mund t'ia çoni Zotit si një blatim të prodhimeve të para, por ato nuk do të vihen mbi altarin si oferta me erë të këndshme.

  3. Levitiku 2:13rreth 1490 p.e.s.

    Çdo blatim ushqimor që do të ofrosh, do ta ndreqësh me kripë; nuk do ta lësh mangut kripën nga blatimet e tua, sipas besëlidhjes me Perëndinë. Mbi të gjitha ofertat e tua do të ofrosh kripë.

  4. Levitiku 2:14rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se i ofron Zotit një blatim ushqimesh nga prodhimet e tua të para, do të ofrosh si blatim ushqimor të prodhimeve të tua të para kallinj të thekur në zjarr, kokrra gruri të shtypura nga kallinj të plotë.

  5. Levitiku 2:15rreth 1490 p.e.s.

    Dhe do të vësh mbi to vaj dhe temjan; është një blatim ushqimor.

  6. Levitiku 2:16rreth 1490 p.e.s.

    Pas kësaj prifti do të tymosë si kujtim një pjesë të grurit dhe një pjesë të vajit, së bashku me tërë temjanin. Éshtë një flijim i bërë me zjarr për Zotin".

  7. Levitiku 3:1rreth 1490 p.e.s.

    "Kur një njeri ofron një flijim falënderimi, po të jetë se ofron një bagëti të trashë të marrë nga kopeja, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta përpara Zotit.

  8. Levitiku 3:2rreth 1490 p.e.s.

    Do të vërë dorën mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj priftërinjtë, bijtë e Aaronit, do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

  9. Levitiku 3:3rreth 1490 p.e.s.

    Nga ky flijim falënderimi do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

  10. Levitiku 3:4rreth 1490 p.e.s.

    të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi ato rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën me dhjamë të mëlçisë së zezë që ndodhet mbi veshkat.

  11. Levitiku 3:5rreth 1490 p.e.s.

    Pas kësaj bijtë e Aaronit do ta tymosin në altarin mbi olokaustin, që ndodhet mbi drutë e vëna mbi zjarr. Éshtë një flijim i bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin.

  12. Levitiku 3:6rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se oferta e tij, si flijim falënderimi për Zotin, është një bagëti e imët, qoftë mashkull apo femër, do ta ofrojë pa të meta.

  13. Levitiku 3:7rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se paraqet si flijm e tij një qengj, do ta ofrojë përpara Zotit.

  14. Levitiku 3:8rreth 1490 p.e.s.

    Do të vërë dorën e tij mbi kokën e ofertës së tij dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do ta shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

  15. Levitiku 3:9rreth 1490 p.e.s.

    Nga flijimi i falënderimit do të paraqitet, si flijim i bërë me zjarr për Zotin, dhjami i tij; ai do të shkëpusë tërë bishtin e majmë afër shtyllës kurrizore, dhjamin që mbulon zorrët dhe të gjithë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

  16. Levitiku 3:10rreth 1490 p.e.s.

    të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.

  17. Levitiku 3:11rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prifti do ta tymosë mbi altarin si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr për Zotin.

  18. Levitiku 3:12rreth 1490 p.e.s.

    Në rast se oferta e tij është një dhi, do ta ofrojë para Zotit.

  19. Levitiku 3:13rreth 1490 p.e.s.

    Do të vërë dorën e tij mbi kokën e saj dhe do ta therë në hyrje të çadrës së mbledhjes; pastaj bijtë e Aaronit do të shpërndajnë gjakun rreth e qark mbi altarin.

  20. Levitiku 3:14rreth 1490 p.e.s.

    Prej saj do të paraqesë, si flijim të bërë me zjarr për Zotin, dhjamin që mbulon zorrët dhe tërë dhjamin që rri ngjitur me zorrët,

  21. Levitiku 3:15rreth 1490 p.e.s.

    të dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to rreth ijeve, por do të shkëpusë bulën e majme të mëlçisë mbi veshkat.

  22. Levitiku 3:16rreth 1490 p.e.s.

    Pastaj prifti do t'i tymosë mbi altar si ushqim. Éshtë një ofertë e bërë me zjarr me erë të këndshme. E tërë yndyra i përket Zotit.

  23. Levitiku 3:17rreth 1490 p.e.s.

    Ky është një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj, në të gjitha vendet ku do të banoni: nuk do të hani as yndyrë, as gjak".

  24. Levitiku 4:1rreth 1490 p.e.s.

    Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:

  25. Levitiku 4:2rreth 1490 p.e.s.

    "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush kryen mëkat nga padituria kundër çfarëdo urdhërimi, duke bërë diçka që nuk duhet të bënte,