- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 1446 BC
Sinai & The Law
God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.
Vargje nga kjo periudhë
- Eksodi 40:16rreth 1491 p.e.s.
Moisiu ashtu veproi; bëri pikërisht të gjitha ato që Zoti i kishte urdhëruar.
- Eksodi 40:17rreth 1491 p.e.s.
Kështu ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, u ndërtua tabernakulli.
- Eksodi 40:18rreth 1491 p.e.s.
Moisiu e ngriti tabernakullin, hodhi bazat e tij, sistemoi dërrasat e tij, i vuri traversat e tij dhe ngriti shtyllat e tij.
- Eksodi 40:19rreth 1491 p.e.s.
Mbi tabernakullin shtriu perden dhe mbi këtë vendosi mbulesën e çadrës, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:20rreth 1491 p.e.s.
Pastaj mori dëshminë dhe e vendosi brenda arkës, u vuri shtizat unazave të arkës, dhe e vuri pajtuesin mbi arkë;
- Eksodi 40:21rreth 1491 p.e.s.
e çoi arkën në tabernakull, e vari velin e perdes dhe kështu fshehu arkën e dëshmisë, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:22rreth 1491 p.e.s.
Vendosi gjithashtu tryezën në çadrën e mbledhjes, në krahun verior të tabernakullit, jashtë velit.
- Eksodi 40:23rreth 1491 p.e.s.
Vendosi sipër me rregull bukën përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:24rreth 1491 p.e.s.
Pastaj vuri shandanin në çadrën e mbledhjes, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit;
- Eksodi 40:25rreth 1491 p.e.s.
dhe ndezi llambat përpara Zotit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:26rreth 1491 p.e.s.
Pastaj vuri altarin e artë në çadrën e mbledhjes, përpara velit,
- Eksodi 40:27rreth 1491 p.e.s.
dhe mbi të dogji temjanin e parfumuar, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:28rreth 1491 p.e.s.
Vuri gjithashtu perden në hyrje të tabernakullit.
- Eksodi 40:29rreth 1491 p.e.s.
Pastaj vendosi altarin e olokausteve në hyrje të tabernakullit, të çadrës së mbledhjes, dhe mbi të ofroi olokaustin dhe blatimin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:30rreth 1491 p.e.s.
Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t'u larë.
- Eksodi 40:31rreth 1491 p.e.s.
Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët;
- Eksodi 40:32rreth 1491 p.e.s.
kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
- Eksodi 40:33rreth 1491 p.e.s.
Ndërtoi gjithashtu oborrin rreth tabernakullit dhe altarit dhe vuri perden në hyrje të oborrit. Kështu Moisiu e përfundoi punën e tij.
- Eksodi 40:34rreth 1491 p.e.s.
Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin.
- Eksodi 40:35rreth 1491 p.e.s.
Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.
- Eksodi 40:36rreth 1491 p.e.s.
Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin;
- Eksodi 40:37rreth 1491 p.e.s.
por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej.
- Eksodi 40:38rreth 1491 p.e.s.
Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?
- Levitiku 1:1rreth 1490 p.e.s.
Zoti thirri Moisiun dhe i foli nga çadra e mbledhjes, duke thënë:
- Levitiku 1:2rreth 1490 p.e.s.
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur dikush nga ju sjell një ofertë për Zotin, sillni si fli tuajën një kafshë të marrë nga kopeja e bagëtisë së trashë ose të imët.