Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 39:9rreth 1491 p.e.s.

    Pektorali kishte formë katrore; e bënë të palosur më dysh, të gjatë sa pëllëmba dhe të gjerë po aq, kur ishte i palosur më dysh.

  2. Eksodi 39:10rreth 1491 p.e.s.

    Dhe u ngallmuan katër radhë gurësh; në radhën e parë: një sardon, një topaz dhe një smerald;

  3. Eksodi 39:11rreth 1491 p.e.s.

    në radhën e dytë: një rubin, një safir dhe një diamant;

  4. Eksodi 39:12rreth 1491 p.e.s.

    në radhën e tretë: një hiacint, një agat dhe një ametist;

  5. Eksodi 39:13rreth 1491 p.e.s.

    në radhën e katërt: një grizolit, një oniks dhe një diaspër. Këta gurë ishin futur në rrathët e tyre prej ari.

  6. Eksodi 39:14rreth 1491 p.e.s.

    Gurët u korrespondonin emrave të bijve të Izraelit: dymbëdhjetë, simbas emrave të tyre të gdhendur si vula, secili me emrin e njërit nga dymbëdhjetë fiset.

  7. Eksodi 39:15rreth 1491 p.e.s.

    Mbi pektoralin bënë gjithashtu zinxhirë prej ari safi, të lidhur si kordonë.

  8. Eksodi 39:16rreth 1491 p.e.s.

    Bënë edhe dy rrathë të artë dhe dy unaza të arta, dhe i vunë dy unazat në dy skajet e pektoralit.

  9. Eksodi 39:17rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj i fiksuan të dy kordonët e artë mbi të dy unazat, në skajet e pektoralit;

  10. Eksodi 39:18rreth 1491 p.e.s.

    pas kësaj fiksuan dy majat e dy kordonëve në të dy rrathët dhe i vendosën mbi dy suporet e efodit, në pjesën e përparme të tij.

  11. Eksodi 39:19rreth 1491 p.e.s.

    Bënë gjithashtu dy unaza ari dhe i vunë në dy skajet e pektoralit, në buzën e tij, që ndodhet në pjesën e brendshme të efodit.

  12. Eksodi 39:20rreth 1491 p.e.s.

    Bënë gjithashtu dy unaza të tjera ari dhe i vunë mbi dy suporet e efodit poshtë, nga përpara, pranë pikës së bashkimit, mbi brezin e punuar artistikisht të efodit.

  13. Eksodi 39:21rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj i lidhën unazat e pektoralit me unazat e efodit me një kordon ngjyrë vjollce, me qëllim që pektorali të rrinte mbi brezin e punuar artistikisht të efodit, dhe të mos shkëputej prej këtij të fundit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  14. Eksodi 39:22rreth 1491 p.e.s.

    Ai bëri gjithashtu mantelin e efodit, i tëri ngjyrë vjollce, një punim prej endësi.

  15. Eksodi 39:23rreth 1491 p.e.s.

    Në mes të mantelit kishte një hapje, për të futur kokën; rreth e qark hapjes kishte një buzë stofi të punuar, ashtu si hapja e një parzmoreje, me qëllim që të mos shqyhej.

  16. Eksodi 39:24rreth 1491 p.e.s.

    Mbi buzën e mantelit bënë disa shegë në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, me fill të përdredhur.

  17. Eksodi 39:25rreth 1491 p.e.s.

    Dhe bënë disa zile prej ari të pastër; dhe i vunë në mes të shegëve në buzën e mantelit, rreth e qark shegëve;

  18. Eksodi 39:26rreth 1491 p.e.s.

    një zile dhe një shegë, një zile dhe një shegë, rreth e përqark, mbi buzën e mantelit, për të bërë shërbimin, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  19. Eksodi 39:27rreth 1491 p.e.s.

    Ata bënë edhe tunikat prej liri të hollë; një punë prej endësi, për Aaronin dhe bijtë e tij,

  20. Eksodi 39:28rreth 1491 p.e.s.

    çallma prej liri të hollë, zbukurimin e mbulesave të kokës prej liri të hollë dhe pantallonat prej liri të hollë të përdredhur,

  21. Eksodi 39:29rreth 1491 p.e.s.

    dhe brezin prej liri të hollë të përdredhur, në ngjyrë vjollce, të purpurt dhe flakë të kuqe, një punë prej qëndistari, ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  22. Eksodi 39:30rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj bënë pllakën e diademës së shenjtë prej ari safi dhe gdhendën mbi të si mbi një vulë fjalët: SHENJTÉRI ZOTIT.

  23. Eksodi 39:31rreth 1491 p.e.s.

    Dhe mbërthyen në të një kordele ngjyrë vjollce për ta lidhur në majë të çallmës, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

  24. Eksodi 39:32rreth 1491 p.e.s.

    Kështu përfundoi tërë puna e tabernakullit dhe e çadrës së mbledhjes. Bijtë e Izraelit vepruan sipas të gjitha urdhrave që Zoti i kishte dhënë Moisiut; ata vepruan në këtë mënyrë.

  25. Eksodi 39:33rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj i çuan Moisiut tabernakullin, çadrën dhe tërë veglat e saj, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tyre,