Kalo te përmbajtja

circa 1446 BC

Sinai & The Law

God meets Israel at Mount Sinai, reveals the Ten Commandments, and establishes the Tabernacle and the priestly covenant.

1,657 vargje · 2 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Eksodi 39:34rreth 1491 p.e.s.

    mbulesën me lëkura dashi të ngjyera në të kuq, mbulesën me lëkura baldose dhe velin e perdes,

  2. Eksodi 39:35rreth 1491 p.e.s.

    arkën e dëshmisë me shtizat e saj dhe pajtuesin,

  3. Eksodi 39:36rreth 1491 p.e.s.

    tryezën me të gjitha veglat e saj dhe bukën e paraqitjes,

  4. Eksodi 39:37rreth 1491 p.e.s.

    shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,

  5. Eksodi 39:38rreth 1491 p.e.s.

    altarin prej ari, vajin e vajosjes, temjanin e parfumuar dhe perden për hyrjen e çadrës,

  6. Eksodi 39:39rreth 1491 p.e.s.

    altarin prej bronzi, grilën e tij prej bronzi, shtizat e tij dhe të gjitha veglat e tij, legenin me bazën e tij,

  7. Eksodi 39:40rreth 1491 p.e.s.

    perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,

  8. Eksodi 39:41rreth 1491 p.e.s.

    rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.

  9. Eksodi 39:42rreth 1491 p.e.s.

    Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.

  10. Eksodi 39:43rreth 1491 p.e.s.

    Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer simbas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.

  11. Eksodi 40:1rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke thënë:

  12. Eksodi 40:2rreth 1491 p.e.s.

    "Ditën e parë të muajit të parë do të ngresh tabernakullin, çadrën e mbledhjes.

  13. Eksodi 40:3rreth 1491 p.e.s.

    Do të vendosësh atje arkën e dëshmisë dhe do ta fshehësh arkën me një vel.

  14. Eksodi 40:4rreth 1491 p.e.s.

    Do të sjellësh brenda tryezën dhe do të vendosësh mbi të gjërat që duhen; do të sjellësh gjithashtu shandanin dhe do të ndezësh llambat e tij.

  15. Eksodi 40:5rreth 1491 p.e.s.

    Do të vendosësh altarin e artë për temjanin përpara arkës së dëshmisë, dhe do të vësh perden në hyrje të tabernakullit.

  16. Eksodi 40:6rreth 1491 p.e.s.

    Do ta vësh altarin e olokausteve para hyrjes së tabernakullit, të çadrës së mbledhjes.

  17. Eksodi 40:7rreth 1491 p.e.s.

    Do ta vendosësh legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe do të vësh ujë në të.

  18. Eksodi 40:8rreth 1491 p.e.s.

    Do t'i vendosësh perdet e oborrit rreth e qark dhe do të vësh një perde në hyrje të oborrit.

  19. Eksodi 40:9rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes dhe do të vajosh tabernakullin dhe tërë gjërat që ndodhen aty, dhe do ta shenjtërosh me të gjitha veglat e tij; dhe do të jetë i shenjtë.

  20. Eksodi 40:10rreth 1491 p.e.s.

    Do të vajosh altarin e olokausteve dhe tërë orenditë e tij; do të shenjtërosh kështu altarin dhe altari do të jetë shumë i shenjtë.

  21. Eksodi 40:11rreth 1491 p.e.s.

    Do të vajosh edhe legenin me të gjithë bazën e tij dhe do ta shenjtërosh.

  22. Eksodi 40:12rreth 1491 p.e.s.

    Pastaj do të afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe do t'i lash me ujë.

  23. Eksodi 40:13rreth 1491 p.e.s.

    Do ta veshësh Aaronin me rrobat e shenjta, do ta vajosh dhe do ta shenjtërosh, që të më shërbejë si prift.

  24. Eksodi 40:14rreth 1491 p.e.s.

    Do të afrosh edhe bijtë e tij dhe do t'i veshësh me tunika,

  25. Eksodi 40:15rreth 1491 p.e.s.

    do t'i vajosh ashtu si do të kesh vajuar atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj; vajisja e tyre do t'u japë priftëri përjetë, brez pas brezi".