Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Wife

171 vargje · 13 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Madje që sot princeshat e Persisë dhe të Medisë që kanë marrë vesh sjelljen e mbretëreshës, do t'u flasin gjithë princave të mbretit dhe nga kjo do të lindë shumë përçmim dhe zemërim.

  2. Në qoftë se mbretit i duket me vend, le të nxjerrë ai një udhëresë mbretërore që të përfshihet në ligjet e Persisë dhe të Medisë dhe të jetë e parevokueshme, në bazë të së cilës Vashti të mos dalë më në prani të mbretit Asuero; mbreti ti japë pastaj pozitën e saj mbretërore një tjetre më të mirë se ajo.

  3. Kur urdhëresa e nxjerrë nga mbreti do të njoftohet në tërë mbretërinë e tij, që është e gjerë, tërë gratë do të nderojnë bashkëshortët e tyre, nga më i madhi deri te më i vogli".

  4. Ky propozim i pëlqeu mbretit dhe princave, dhe mbreti bëri ashtu si kishte thënë Memukani;

  5. dërgoi letra në të gjitha krahinat e mbretërisë, çdo krahine sipas shkrimit të saj dhe, çdo populli sipas gjuhës së tij, në mënyrë që çdo burrë të ishte zot në shtëpinë e tij dhe të fliste gjuhën e popullit të tij.

  6. Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

  7. Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

  8. Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

  9. Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

  10. Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

  11. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

  12. Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

  13. Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

  14. Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

  15. Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

  16. Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

  17. një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

  18. një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

  19. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

  20. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

  21. Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

  22. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  23. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  24. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  25. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.