Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Wife: Domestic duties of

16 vargje · 13 aspekte

Vargje për Domestic duties of

  1. Atëherë Abrahami shkoi me ngut në çadër, te Sara, dhe i tha: "Merr shpejt tri masa majë mielli, gatuaj brumin dhe bëj me to kuleç".

  2. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

  3. Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

  4. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

  5. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

  6. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

  7. E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

  8. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

  9. I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

  10. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

  11. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

  12. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

  13. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

  14. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

  15. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

  16. Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.