Skip to content

Vargje biblike për Man

106 vargje · 114 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

  2. Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

  3. Dhe frika dhe tmerri juaj do të ushtrohet mbi të gjitha kafshët e tokës, mbi të gjithë zogjtë e qiellit, mbi gjithçka që lëviz mbi tokë, si edhe mbi të gjithë peshqit e detit. Ata janë lënë në pushtetin tuaj.

  4. Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t'ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër;

  5. Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;

  6. aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.

  7. Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.

  8. Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".

  9. Do t'i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.

  10. A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?

  11. Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.

  12. Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!

  13. A nuk më ke derdhur vallë si qumështi dhe më ke piksur si djathi?

  14. Ti më ke veshur me lëkurë dhe me mish, më ke thurur me kocka dhe me nerva.

  15. "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.

  16. Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?

  17. Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

  18. Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

  19. Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

  20. Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

  21. aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

  22. "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

  23. Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

  24. Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

  25. Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.