Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për Man: Insignificance of

22 vargje · 114 aspekte

Vargje për Insignificance of

  1. Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;

  2. aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.

  3. "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.

  4. Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?

  5. Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

  6. Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

  7. Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

  8. Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

  9. aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

  10. "A të duket një gjë e drejtë kur thua: "Jam më i drejtë se Perëndia"?

  11. Në fakt ke thënë: "Ç'dobi ke? Çfarë dobie do të kisha nga mëkati im?".

  12. Do të të përgjigjem ty dhe miqve të tu bashkë me ty.

  13. Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retë, që ndodhen më lart se ti.

  14. Në qoftë se ti mëkaton, çfarë efekti ka mbi të? Në qoftë se ti i shumëzon prapësitë e tua çfarë dëmi i shkakton?

  15. Në rast se je i drejtë, çfarë i jep, ose çfarë merr ai nga dora jote?

  16. Ligësia jote mund të dëmtojë vetëm një njeri si ti, dhe drejtësia jote mundet t'i sjellë vetëm dobi birit të një njeriu.

  17. Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

  18. që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?

  19. Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur,

  20. çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?

  21. O Zot, çfarë është njeriu që ti të kujdesesh për të, ose biri i njeriut që ti ta përfillësh?

  22. Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.