Skip to content

Vargje biblike për God

662 vargje · 46 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  2. diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  3. hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

  4. Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.

  5. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

  6. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

  7. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

  8. Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

  9. Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij.

  10. Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është tek Zoti, Perëndia i tij,

  11. që ka krijuar qiejtë dhe tokën, detin dhe gjithçka është në to, që ruan besnikërinë përjetë,

  12. Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun.

  13. Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi.

  14. Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t'i bëjë ballë të ftohtit të tij?

  15. Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin.

  16. Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

  17. Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

  18. Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

  19. Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

  20. Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

  21. përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

  22. edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

  23. kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

  24. kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.

  25. Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,