Kalo te përmbajtja

Vargje biblike për God

662 vargje · 46 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua.

  2. Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta;

  3. e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t'u tallur në të.

  4. Të gjithë presin që ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur.

  5. Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira.

  6. Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre.

  7. Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut.

  8. Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij;

  9. ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym.

  10. Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,

  11. shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

  12. Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

  13. Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.

  14. Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,

  15. të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.

  16. Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.

  17. Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.

  18. Besnikëria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokën dhe ajo ekziston.

  19. Qielli dhe toka ekzistojnë deri në ditën e sotme, sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.

  20. Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

  21. Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

  22. Zoti bën ç'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.

  23. Ai i larton avujt nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun, e nxjerr erën nga depozitat e tij.

  24. atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,

  25. atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,