Skip to content

Vargje biblike për Commerce

82 vargje · 64 aspekte

Vargje kyçe biblike

Filtro sipas librit
  1. Ata nuk e dinin që Jozefi i kuptonte, sepse midis tij dhe atyre kishte një përkthyes.

  2. Atëherë ai u largua nga ata dhe qau. Pastaj u kthye pranë tyre dhe u foli; mori Simeonin dhe vuri ta lidhnin me zinxhir para syve të tyre.

  3. Pastaj Jozefi urdhëroi të mbushnin me grurë thasët e tyre, të vendosnin paratë e secilit në trastën e tij dhe t'u jepnin ushqime për udhëtimin. Dhe kështu u bë.

  4. Ata ngarkuan, pra, grurin mbi gomarët e tyre dhe u larguan.

  5. Tani, në vendin ku po kalonin natën, njëri prej tyre hapi trastën e vet për t'i dhënë ushqim gomarit të tij dhe pa aty brenda paratë e veta, që ishin në grykë të trastës;

  6. kështu iu drejtua vëllezërve të tij: "Paratë e mia m'u rikthyen; ja ku janë në trastën time". Atëherë, zemërvrarë dhe të trembur, i thonin njëri-tjetrit: "Ç'është vallë kjo që na bëri Perëndia?".

  7. Kështu arritën te Jakobi, ati i tyre, në vendin e Kanaanit dhe i treguan të gjitha ato që kishin ndodhur, duke thënë:

  8. "Njeriu, që është zot i vendit, na foli ashpër dhe na trajtoi si spiunë të vendit.

  9. Dhe ne i thamë: "Jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi spiunë;

  10. jemi dymbëdhjetë vëllezër, bij të atit tonë; njëri nuk është më dhe më i riu ndodhet sot me atin tonë në vendin e Kanaanit".

  11. Por ai njeri, zoti i vendit, na tha: "Nga kjo do të provoj nëse jeni njerëz të ndershëm: lini pranë meje një prej vëllezërve tuaj, merrni me vete ushqime për familjen tuaj që po vdes nga uria dhe shkoni;

  12. pastaj më sillni vëllanë tuaj më të vogël. Kështu do të provoj që nuk jeni spiunë, por njerëz të ndershëm; unë do t'ju kthej vëllanë tuaj dhe ju do të keni mundësi të bëni tregëti këtu"".

  13. Do të keni peshore të sakta, pesha të sakta, efa të saktë, hin të saktë. Unë jam Zoti, Perëndia juaj që ju nxori nga vendi i Egjiptit.

  14. Do të respektoni, pra, të gjitha statutet dhe dekretet e mia dhe do t'i vini në zbatim. Unë jam Zoti.

  15. Hirami dërgoi mbi anijet e flotës shërbëtorët e tij, marinarë që e njihnin detin, me qëllim që të punonin me shërbëtorët e Salomonit.

  16. Ata shkuan në Ofir, ku morën katërqind e njëzet talente ari dhe ia sollën Salomonit.

  17. Të gjitha kupat për pijet e mbretit Salomon ishin prej ari, madje edhe ato të pallatit të pyllit të Libanit ishin prej ari të kulluar. Në kohën e Salomonit argjendi në të vërtetë nuk kishte asnjë vlerë.

  18. Sepse anijet e mbretit shkonin në Tarshish me shërbëtorët e Hiramit; dhe një herë çdo tre vjet vinin anijet e Tarshishit, duke sjellë ar, argjend, fildish, majmunë dhe pallonj.

  19. Kështu mbreti Salomon ua kaloi për pasuri dhe dituri tërë mbretërve të dheut.

  20. Ata që zbresin në det me anije dhe që bëjnë tregëti mbi ujërat e mëdha,

  21. shohin veprat e Zotit dhe mrekullitë e tij në humnerat e detit.

  22. Sepse ai urdhëron dhe shkakton një erë furtune, që i ngre përpjetë valët e detit.

  23. Ata ngjiten deri në qiell dhe bien në humnera; shpirti i tyre ligështohet nga ankthi.

  24. Atyre u merren këmbët dhe lëkunden si të dehur, dhe nuk dinë më ç'të bëjnë.

  25. Por në fatkeqësitë e tyre i këlthasin Zotit, dhe ai i shpëton nga ankthet e tyre.