- English
- King James KJV
- Complete Jewish CJB
- World English WEBM
- Berean Standard BSB
- American Standard ASV
- Geneva GNV
- Young's Literal YLT
- Douay-Rheims DRC
- International
- Shqip ALB
- العربية SVD
- বাংলা BN-IRV
- မြန်မာ Judson
- 简体文 CUV-S
- 繁體中文 CUV-T
- Čeština BKR
- Nederlands STVE
- Français LSG
- Deutsch SCH
- Ελληνικά Vamvas
- ગુજરાતી GU-IRV
- Hausa HCB
- עברית Hebrew
- हिन्दी HCV
- Magyar KAROLI
- Bahasa Indonesia INDO-TB
- Italiano Diodati
- 日本語 Kougo
- 한국어 Korean
- മലയാളം MAL
- मराठी MRCV
- Norsk DNB
- فارسی OPV
- Polski BG
- Português Almeida
- Română Cornilescu
- Русский Synodal
- Español RVG
- Kiswahili Neno
- Svenska SV1917
- Tagalog TAG-ADB
- தமிழ் TCV
- తెలుగు TSA
- ภาษาไทย THAI-KJV
- Українська Ohienko
- Tiếng Việt CADMAN
- Yorùbá YCB
circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 17:11rreth 33 e.s.
Tani unë nuk jam më në botë, por ata janë në botë, dhe unë po vij te ti. O Atë i shenjtë, i ruaj ata në emrin tënd, ata që më ke dhënë, që të jenë një sikurse ne!
- Gjoni 17:12rreth 33 e.s.
Kur isha me ata në botë, unë i kam ruajtur në emrin tënd; unë i kam ruajtur ata që ti më ke dhënë dhe askush nga ata nuk ka humbur, përveç birit të humbjes, që të përmbushej Shkrimi.
- Gjoni 17:13rreth 33 e.s.
Por tani unë po vij te ti dhe i them këto gjëra në botë, që gëzimi im të bëhet i plotë në ta.
- Gjoni 17:14rreth 33 e.s.
Unë u kam dhënë atyre fjalën tënde dhe bota i ka urryer, sepse nuk janë prej botës, ashtu si edhe unë nuk jam prej botës.
- Gjoni 17:15rreth 33 e.s.
Unë nuk kërkoj që ti t'i heqësh nga bota, por që ti t'i mbrosh nga i ligu.
- Gjoni 17:16rreth 33 e.s.
Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota.
- Gjoni 17:17rreth 33 e.s.
Shenjtëroji në të vërtetën tënde; fjala jote është e vërteta.
- Gjoni 17:18rreth 33 e.s.
Sikurse ti më ke dërguar mua në botë, po ashtu unë i kam dërguar ata në botë.
- Gjoni 17:19rreth 33 e.s.
Dhe unë për ta po shenjtëroj vetveten, që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetë.
- Gjoni 17:20rreth 33 e.s.
Tani unë nuk lutem vetëm për ta, por edhe për ata që do të besojnë në mua me anë të fjalës së tyre,
- Gjoni 17:21rreth 33 e.s.
që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të besojë se ti më ke dërguar.
- Gjoni 17:22rreth 33 e.s.
Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të jenë një, ashtu si ne jemi një.
- Gjoni 17:23rreth 33 e.s.
Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua.
- Gjoni 17:24rreth 33 e.s.
O Atë, unë dua që atje ku jam unë, të jenë me mua edhe ata që më ke dhënë, që ta shohin lavdinë time që ti më ke dhënë, sepse ti më ke dashur para themelimit të botës.
- Gjoni 17:25rreth 33 e.s.
O atë i drejtë, bota nuk të ka njohur, por unë të kam njohur; dhe këta e kanë njohur se ti më ke dërguar.
- Gjoni 17:26rreth 33 e.s.
Dhe unë i kam bërë të njohin emrin tënd dhe do të bëj ta njohin akoma, që dashuria, me të cilën ti më ke dashur mua, të jetë në ta dhe unë në ta''.
- Gjoni 18:1rreth 33 e.s.
Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij.
- Gjoni 18:2rreth 33 e.s.
Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atë vend, sepse shpesh herë Jezusi tërhiqej atje me dishepujt e tij.
- Gjoni 18:3rreth 33 e.s.
Atëherë Juda mori një grup ushtarësh dhe rojat e dërguara nga krerët e priftërinjve dhe nga farisenjtë, erdhi atje me fenerë, pishtarë dhe me armë.
- Gjoni 18:4rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi, duke ditur gjithçka që do t'i ndodhte, doli dhe i pyeti: ''Kë kërkoni?''.
- Gjoni 18:5rreth 33 e.s.
Ata iu përgjigjën: ''Jezusin Nazareas''. Jezusi u tha atyre: ''Unë jam!''. Por Juda, që po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.
- Gjoni 18:6rreth 33 e.s.
Sapo ai u tha atyre: ''Unë jam'', ata u zmbrapsën dhe ranë për dhe.
- Gjoni 18:7rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi i pyeti përsëri: ''Kë kërkoni?''. Ata thanë: ''Jezusin Nazareas''.
- Gjoni 18:8rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj: ''Ju kam thënë se unë jam; prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë'';
- Gjoni 18:9rreth 33 e.s.
që të përmbushej fjala që kishte thënë: ''Nuk kam humbur asnjë nga ata që më ke dhënë''.