Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 18:10rreth 33 e.s.

    Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë; dhe ai shërbëtor quhej Malk.

  2. Gjoni 18:11rreth 33 e.s.

    Por Jezusi i tha Pjetrit: ''Fute shpatën tënde në mill; a nuk do ta pi unë kupën që më ka dhënë Ati?''.

  3. Gjoni 18:12rreth 33 e.s.

    Atëherë grupi i ushtarëve, kapiteni dhe rojet e Judenjve e kapën Jezusin dhe e lidhën.

  4. Gjoni 18:13rreth 33 e.s.

    E çuan më parë te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që ishte kryeprifti i atij viti.

  5. Gjoni 18:14rreth 33 e.s.

    Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.

  6. Gjoni 18:15rreth 33 e.s.

    Por Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër ndiqnin Jezusit. Dhe ky dishepull ishte i njohur i kryepriftit; dhe hyri me Jezusin në oborrin e kryepriftit.

  7. Gjoni 18:16rreth 33 e.s.

    Por Pjetri mbeti përjashta te dera. Atëherë dishepulli tjetër, që ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bëri të hyjë Pjetri.

  8. Gjoni 18:17rreth 33 e.s.

    Dhe shërbëtorja portiere i tha Pjetrit: ''Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?''. Ai u përgjigj: ''Nuk jam''.

  9. Gjoni 18:18rreth 33 e.s.

    Ndërkaq shërbëtorët dhe rojat ndezën një zjarr me qymyr dhe qëndronin në këmbë e ngroheshin, sepse bënte ftohtë; edhe Pjetri qëndronte në këmbë me ta dhe ngrohej.

  10. Gjoni 18:19rreth 33 e.s.

    Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij.

  11. Gjoni 18:20rreth 33 e.s.

    Jezusi iu përgjigj: ''Unë i kam folur haptas botës; gjithmonë kam mësuar në sinagogë e në tempull, ku mblidhen të gjithë Judenjtë, dhe s'kam thënë asgjë në fshehtësi.

  12. Gjoni 18:21rreth 33 e.s.

    Përse më pyet mua? Pyet ata që kanë dëgjuar ç'u kam thënë atyre; ja, ata i dinë gjërat që kam thënë''.

  13. Gjoni 18:22rreth 33 e.s.

    Posa i tha këto fjalë, një nga rojat që i rrinin afër, i ra Jezusit me shuplakë, duke thënë: ''Kështu i përgjigjesh kryepriftit?''.

  14. Gjoni 18:23rreth 33 e.s.

    Jezusi i tha: ''Po të kem folur keq, trego ku është e keqja; por, po të kem folur mirë, përse po më bie?''.

  15. Gjoni 18:24rreth 33 e.s.

    Atëherë Ana e dërgoi të lidhur te Kajafa, kryeprifti.

  16. Gjoni 18:25rreth 33 e.s.

    Ndërkaq Simon Pjetri qëndronte aty e ngrohej. I thanë, pra: ''Mos je dhe ti nga dishepujt e tij?''. Ai e mohoi dhe tha: ''Nuk jam''.

  17. Gjoni 18:26rreth 33 e.s.

    Por një nga shërbëtorët e kryepriftit, farefisi i atij, të cilit Pjetri ia kishte prerë veshin, tha: ''A s'të pashë në kopsht me të?''.

  18. Gjoni 18:27rreth 33 e.s.

    Dhe Pjetri e mohoi sërish, dhe menjëherë këndoi gjeli.

  19. Gjoni 18:28rreth 33 e.s.

    Pastaj nga Kajafa e çuan Jezusin në pretorium; ishte mëngjes herët. Por ata nuk hynë në pretorium, që të mos bëheshin të papastër, por të mund të hanin Pashkën.

  20. Gjoni 18:29rreth 33 e.s.

    Dhe kështu Pilati doli jashtë drejt tyre dhe tha: ''Ç'padi sillni kundër këtij njeriu?''.

  21. Gjoni 18:30rreth 33 e.s.

    Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Nëse ai të mos ishte keqbërës, nuk do ta kishim dorëzuar''.

  22. Gjoni 18:31rreth 33 e.s.

    Atëherë Pilati u tha atyre: ''Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj'' Por Judenjtë i thanë: ''Neve nuk na lejohet të vrasim njeri''.

  23. Gjoni 18:32rreth 33 e.s.

    Kjo ndodhi që të përmbushej fjala që kishte thënë Jezusi, kur kishte thënë se me ç'vdekje duhej të vdiste.

  24. Gjoni 18:33rreth 33 e.s.

    Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: ''A je ti mbreti i Judenjve?''.

  25. Gjoni 18:34rreth 33 e.s.

    Jezusi iu përgjigj: ''E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?''.