circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 15:21rreth 33 e.s.
Të gjitha këto gjëra do t'jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.
- Gjoni 15:22rreth 33 e.s.
Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.
- Gjoni 15:23rreth 33 e.s.
Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.
- Gjoni 15:24rreth 33 e.s.
Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.
- Gjoni 15:25rreth 33 e.s.
Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".
- Gjoni 15:26rreth 33 e.s.
Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t'ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.
- Gjoni 15:27rreth 33 e.s.
Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi''.
- Gjoni 16:1rreth 33 e.s.
''Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni.
- Gjoni 16:2rreth 33 e.s.
Do t'ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t'ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.
- Gjoni 16:3rreth 33 e.s.
Dhe do t'ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.
- Gjoni 16:4rreth 33 e.s.
Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.
- Gjoni 16:5rreth 33 e.s.
Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s'po më pyet: "Ku po shkon?".
- Gjoni 16:6rreth 33 e.s.
Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.
- Gjoni 16:7rreth 33 e.s.
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t'jua dërgoj.
- Gjoni 16:8rreth 33 e.s.
Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.
- Gjoni 16:9rreth 33 e.s.
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;
- Gjoni 16:10rreth 33 e.s.
për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;
- Gjoni 16:11rreth 33 e.s.
për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.
- Gjoni 16:12rreth 33 e.s.
Kam edhe shumë gjëra të tjera për t'ju thënë, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.
- Gjoni 16:13rreth 33 e.s.
Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t'ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t'ju kumtojë gjërat që do vijnë.
- Gjoni 16:14rreth 33 e.s.
Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t'jua kumtojë.
- Gjoni 16:15rreth 33 e.s.
Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t'jua kumtojë.
- Gjoni 16:16rreth 33 e.s.
Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati''.
- Gjoni 16:17rreth 33 e.s.
Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: ''Ç'është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më", dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?''.
- Gjoni 16:18rreth 33 e.s.
Thoshnin pra: ''Ç'është kjo "Pas pak", për të cilën flet? Ne s'dimë ç'don të thotë''.