Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 14:27rreth 33 e.s.

    Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.

  2. Gjoni 14:28rreth 33 e.s.

    Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.

  3. Gjoni 14:29rreth 33 e.s.

    Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.

  4. Gjoni 14:30rreth 33 e.s.

    Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;

  5. Gjoni 14:31rreth 33 e.s.

    por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!''.

  6. Gjoni 15:1rreth 33 e.s.

    ''Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.

  7. Gjoni 15:2rreth 33 e.s.

    Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

  8. Gjoni 15:3rreth 33 e.s.

    Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.

  9. Gjoni 15:4rreth 33 e.s.

    Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.

  10. Gjoni 15:5rreth 33 e.s.

    Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

  11. Gjoni 15:6rreth 33 e.s.

    Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.

  12. Gjoni 15:7rreth 33 e.s.

    Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t'ju bëhet.

  13. Gjoni 15:8rreth 33 e.s.

    Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.

  14. Gjoni 15:9rreth 33 e.s.

    Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.

  15. Gjoni 15:10rreth 33 e.s.

    Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.

  16. Gjoni 15:11rreth 33 e.s.

    Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.

  17. Gjoni 15:12rreth 33 e.s.

    Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.

  18. Gjoni 15:13rreth 33 e.s.

    Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.

  19. Gjoni 15:14rreth 33 e.s.

    Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.

  20. Gjoni 15:15rreth 33 e.s.

    Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç'bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.

  21. Gjoni 15:16rreth 33 e.s.

    Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai t'jua japë.

  22. Gjoni 15:17rreth 33 e.s.

    Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.

  23. Gjoni 15:18rreth 33 e.s.

    Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.

  24. Gjoni 15:19rreth 33 e.s.

    Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.

  25. Gjoni 15:20rreth 33 e.s.

    Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t'ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.