circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 13:15rreth 33 e.s.
Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.
- Gjoni 13:16rreth 33 e.s.
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar.
- Gjoni 13:17rreth 33 e.s.
Po t'i dini këto gjëra, të lumur jeni ju nëse do t'i bëni.
- Gjoni 13:18rreth 33 e.s.
Nuk po flas për ju të gjithë; unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet ky Shkrim: "Ai që ha bukën me mua, ka ngritur thembrën kundër meje".
- Gjoni 13:19rreth 33 e.s.
Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti.
- Gjoni 13:20rreth 33 e.s.
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua; dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar''.
- Gjoni 13:21rreth 33 e.s.
Mbasi i tha këto fjalë, Jezusi, u trondit në frymë, dhe dëshmoi e tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë''.
- Gjoni 13:22rreth 33 e.s.
Atëherë dishepujt u panë njëri me tjetrin, por nuk arrinin të kuptonin për kë po fliste.
- Gjoni 13:23rreth 33 e.s.
Por një nga dishepujt e tij, të cilin Jezusi e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezusit.
- Gjoni 13:24rreth 33 e.s.
Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli.
- Gjoni 13:25rreth 33 e.s.
Dhe ai dishepull, duke u përkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: ''Zot, kush është?''.
- Gjoni 13:26rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj: ''Éshtë ai të cilit do t'i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer''. Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.
- Gjoni 13:27rreth 33 e.s.
Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: ''Ç'ke për të bërë, bëje shpejt!''.
- Gjoni 13:28rreth 33 e.s.
Por asnjë nga ata që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse ai e tha këtë.
- Gjoni 13:29rreth 33 e.s.
Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: ''Bli gjërat që na duhen për festën''; ose që t'u jepte diçka të varfërve.
- Gjoni 13:30rreth 33 e.s.
Ai, pra, mori kafshatën dhe doli menjëherë. Ishte natë.
- Gjoni 13:31rreth 33 e.s.
Kur doli ai, Jezusi tha: ''Tani Biri i njeriut është përlëvduar dhe Perëndia është përlëvduar në të.
- Gjoni 13:32rreth 33 e.s.
Në qoftë se Perëndia është përlëvduar në të, Perëndia do ta përlëvdojë edhe në vetvete dhe do ta përlëvdojë menjëherë.
- Gjoni 13:33rreth 33 e.s.
Djema, edhe për pak kohë jam me ju; ju do të më kërkoni, por ashtu siç u kam thënë Judenjve: "Atje ku po shkoj unë ju nuk mund të vini". Kështu tani po ju them edhe juve.
- Gjoni 13:34rreth 33 e.s.
Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.
- Gjoni 13:35rreth 33 e.s.
Prej kësaj do t'ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin''.
- Gjoni 13:36rreth 33 e.s.
Simon Pjetri i tha: ''Zot, ku po shkon?''. Jezusi iu përgjigj: ''Atje ku po shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh''.
- Gjoni 13:37rreth 33 e.s.
Pjetri i tha: ''Zot, pse nuk të ndiqkam dot tani? Unë do të jap jetën time për ty!''.
- Gjoni 13:38rreth 33 e.s.
Jezusi iu përgjigj: ''Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Në të vërtetë, në të vërtetë po të them: gjeli nuk do të këndojë, para se ti të më kesh mohuar tri herë!''.
- Gjoni 14:1rreth 33 e.s.
''Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!