circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 12:15rreth 33 e.s.
''Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!''.
- Gjoni 12:16rreth 33 e.s.
Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.
- Gjoni 12:17rreth 33 e.s.
Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.
- Gjoni 12:18rreth 33 e.s.
Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.
- Gjoni 12:19rreth 33 e.s.
Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: ''A e shihni se s'po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij''.
- Gjoni 12:20rreth 33 e.s.
Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.
- Gjoni 12:21rreth 33 e.s.
Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: ''Zot, duam të shohim Jezusin''.
- Gjoni 12:22rreth 33 e.s.
Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.
- Gjoni 12:23rreth 33 e.s.
Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: ''Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,
- Gjoni 12:24rreth 33 e.s.
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!
- Gjoni 12:25rreth 33 e.s.
Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.
- Gjoni 12:26rreth 33 e.s.
Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.
- Gjoni 12:27rreth 33 e.s.
Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.
- Gjoni 12:28rreth 33 e.s.
O Atë, përlëvdo emrin tënd!'' Atëherë një zë erdhi nga qielli: ''E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!''.
- Gjoni 12:29rreth 33 e.s.
Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: ''Një engjëll i ka folur!''.
- Gjoni 12:30rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.
- Gjoni 12:31rreth 33 e.s.
Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!
- Gjoni 12:32rreth 33 e.s.
Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t'i tërheq të gjithë tek unë''.
- Gjoni 12:33rreth 33 e.s.
Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç'lloj vdekje duhet të vdiste.
- Gjoni 12:34rreth 33 e.s.
Turma iu përgjigj: ''Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?''.
- Gjoni 12:35rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon''.
- Gjoni 12:36rreth 33 e.s.
''Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës''. Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.
- Gjoni 12:37rreth 33 e.s.
Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,
- Gjoni 12:38rreth 33 e.s.
që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: ''Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?''.
- Gjoni 12:39rreth 33 e.s.
Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha: