circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 12:40rreth 33 e.s.
''Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj''.
- Gjoni 12:41rreth 33 e.s.
Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.
- Gjoni 12:42rreth 33 e.s.
Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,
- Gjoni 12:43rreth 33 e.s.
sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.
- Gjoni 12:44rreth 33 e.s.
Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ''Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.
- Gjoni 12:45rreth 33 e.s.
Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.
- Gjoni 12:46rreth 33 e.s.
Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.
- Gjoni 12:47rreth 33 e.s.
Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.
- Gjoni 12:48rreth 33 e.s.
Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.
- Gjoni 12:49rreth 33 e.s.
Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç'duhet të them e të shpall.
- Gjoni 12:50rreth 33 e.s.
Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m'i ka thënë Ati''.
- Gjoni 13:1rreth 33 e.s.
Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.
- Gjoni 13:2rreth 33 e.s.
Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte,
- Gjoni 13:3rreth 33 e.s.
Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,
- Gjoni 13:4rreth 33 e.s.
u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh.
- Gjoni 13:5rreth 33 e.s.
Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t'ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.
- Gjoni 13:6rreth 33 e.s.
Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: ''Zot, ti të m'i lash këmbët mua?''.
- Gjoni 13:7rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj''.
- Gjoni 13:8rreth 33 e.s.
Pjetri i tha: ''Ti kurrë nuk do të m'i lash këmbët''. Jezusi iu përgjigi: ''Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua''.
- Gjoni 13:9rreth 33 e.s.
Simon Pjetri i tha: ''Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën''.
- Gjoni 13:10rreth 33 e.s.
Jezusi i tha: ''Ai që është i larë, s'ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë''.
- Gjoni 13:11rreth 33 e.s.
Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: ''Nuk jeni të gjithë të pastër''.
- Gjoni 13:12rreth 33 e.s.
Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: ''A e kuptoni këtë që ju kam bërë?
- Gjoni 13:13rreth 33 e.s.
Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.
- Gjoni 13:14rreth 33 e.s.
Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t'i lani këmbët njëri-tjetrit.