Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 11:47rreth 33 e.s.

    Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: ''Ç'të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.

  2. Gjoni 11:48rreth 33 e.s.

    Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë''.

  3. Gjoni 11:49rreth 33 e.s.

    Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: ''Ju nuk kuptoni asgjë;

  4. Gjoni 11:50rreth 33 e.s.

    dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi''.

  5. Gjoni 11:51rreth 33 e.s.

    Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,

  6. Gjoni 11:52rreth 33 e.s.

    dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t'i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.

  7. Gjoni 11:53rreth 33 e.s.

    Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.

  8. Gjoni 11:54rreth 33 e.s.

    Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.

  9. Gjoni 11:55rreth 33 e.s.

    Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t'u pastruar.

  10. Gjoni 11:56rreth 33 e.s.

    E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: ''Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?''.

  11. Gjoni 11:57rreth 33 e.s.

    Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.

  12. Gjoni 12:1rreth 33 e.s.

    Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.

  13. Gjoni 12:2rreth 33 e.s.

    Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.

  14. Gjoni 12:3rreth 33 e.s.

    Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.

  15. Gjoni 12:4rreth 33 e.s.

    Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:

  16. Gjoni 12:5rreth 33 e.s.

    ''Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t'u jepej fitimi të varfërve?''.

  17. Gjoni 12:6rreth 33 e.s.

    Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç'shtinin atje brenda.

  18. Gjoni 12:7rreth 33 e.s.

    Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.

  19. Gjoni 12:8rreth 33 e.s.

    Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë''.

  20. Gjoni 12:9rreth 33 e.s.

    Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.

  21. Gjoni 12:10rreth 33 e.s.

    Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,

  22. Gjoni 12:11rreth 33 e.s.

    sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.

  23. Gjoni 12:12rreth 33 e.s.

    Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,

  24. Gjoni 12:13rreth 33 e.s.

    mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: ''Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!''.

  25. Gjoni 12:14rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar: