Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 10:39rreth 33 e.s.

    Për këtë arsye ata kërkonin përsëri ta kapnin, por ai ikte nga duart e tyre.

  2. Gjoni 10:40rreth 33 e.s.

    Dhe shkoi përsëri përtej Jordanit, në vendin ku më parë Gjoni pagëzonte; dhe ndaloi aty.

  3. Gjoni 10:41rreth 33 e.s.

    Dhe shumë veta erdhën tek ai dhe thoshnin: ''Gjoni vërtet nuk bëri asnjë shenjë, por gjithçka që Gjoni tha për këtë ishte e vërtetë''.

  4. Gjoni 10:42rreth 33 e.s.

    Dhe atje shumë veta besuan në të.

  5. Gjoni 11:1rreth 33 e.s.

    Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.

  6. Gjoni 11:2rreth 33 e.s.

    Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.

  7. Gjoni 11:3rreth 33 e.s.

    Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: ''Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë''.

  8. Gjoni 11:4rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: ''Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë''.

  9. Gjoni 11:5rreth 33 e.s.

    Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.

  10. Gjoni 11:6rreth 33 e.s.

    Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.

  11. Gjoni 11:7rreth 33 e.s.

    Pastaj u tha dishepujve: ''Të kthehemi përsëri në Jude''.

  12. Gjoni 11:8rreth 33 e.s.

    Dishepujt i thanë: ''Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?''.

  13. Gjoni 11:9rreth 33 e.s.

    Jezusi u përgjigj: ''Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,

  14. Gjoni 11:10rreth 33 e.s.

    por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të''.

  15. Gjoni 11:11rreth 33 e.s.

    Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: ''Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj''.

  16. Gjoni 11:12rreth 33 e.s.

    Atëherë dishepujt e tij thanë: ''Zot, po të flejë, do të shpëtojë''.

  17. Gjoni 11:13rreth 33 e.s.

    Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.

  18. Gjoni 11:14rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: ''Llazari ka vdekur.

  19. Gjoni 11:15rreth 33 e.s.

    Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai''.

  20. Gjoni 11:16rreth 33 e.s.

    Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: ''Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të''.

  21. Gjoni 11:17rreth 33 e.s.

    Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.

  22. Gjoni 11:18rreth 33 e.s.

    Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

  23. Gjoni 11:19rreth 33 e.s.

    Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t'i ngushëlluar për vëllanë e tyre.

  24. Gjoni 11:20rreth 33 e.s.

    Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.

  25. Gjoni 11:21rreth 33 e.s.

    Marta i tha Jezusit: ''Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,