circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 9:30rreth 33 e.s.
Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: ''E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m'i hapi sytë!
- Gjoni 9:31rreth 33 e.s.
Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!
- Gjoni 9:32rreth 33 e.s.
Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t'ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.
- Gjoni 9:33rreth 33 e.s.
Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë''.
- Gjoni 9:34rreth 33 e.s.
Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?''. Dhe e nxorën jashtë.
- Gjoni 9:35rreth 33 e.s.
Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: ''A beson ti në Birin e Perëndisë?''.
- Gjoni 9:36rreth 33 e.s.
Ai u përgjigj dhe tha: ''Kush është, Zot, që unë të besoj në të?''.
- Gjoni 9:37rreth 33 e.s.
Dhe Jezusi i tha: ''Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet''.
- Gjoni 9:38rreth 33 e.s.
Atëherë ai tha: ''Unë besoj, o Zot''; dhe e adhuroi.
- Gjoni 9:39rreth 33 e.s.
Pastaj Jezusi tha: ''Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen''.
- Gjoni 9:40rreth 33 e.s.
Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: ''Jemi të verbër edhe ne?''.
- Gjoni 9:41rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj atyre: ''Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mëkati juaj mbetet''.
- Gjoni 10:1rreth 33 e.s.
''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: Ai që nuk hyn nëpër derë të vathës së deleve, por ngjitet nga një anë tjetër, ai është vjedhës dhe kusar;
- Gjoni 10:2rreth 33 e.s.
kurse kush hyn nëpër derë është bariu i deleve.
- Gjoni 10:3rreth 33 e.s.
Atij ia hap portieri; delet e dëgjojnë zërin e tij, dhe ai i thërret delet e tij me emër dhe i prin jashtë.
- Gjoni 10:4rreth 33 e.s.
Dhe, pasi i ka nxjerrë delet e tij, shkon para tyre; dhe delet e ndjekin, sepse njohin zërin e tij.
- Gjoni 10:5rreth 33 e.s.
Por nuk ndjekin asnjë të huaj, por do të ikin larg tij, sepse nuk e njohin zërin e të huajve''.
- Gjoni 10:6rreth 33 e.s.
Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.
- Gjoni 10:7rreth 33 e.s.
Prandaj Jezusi u tha atyre përsëri: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: unë jam dera e deleve.
- Gjoni 10:8rreth 33 e.s.
Të gjithë ata që erdhën para meje janë vjedhës e kusarë; por delet nuk i kanë dëgjuar.
- Gjoni 10:9rreth 33 e.s.
Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet; do të hyjë, do të dalë dhe do të gjejë kullotë.
- Gjoni 10:10rreth 33 e.s.
Vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur, për të vrarë e për të shkatërruar; por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.
- Gjoni 10:11rreth 33 e.s.
Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.
- Gjoni 10:12rreth 33 e.s.
Kurse rrogëtari, që nuk është bari, dhe delet nuk janë të vetat, sheh ujkun që po vjen, i braktis delet dhe ikën; dhe ujku i rrëmben dhe i shpërndan delet.
- Gjoni 10:13rreth 33 e.s.
Rrogëtari ikën, sepse është rrogëtar dhe nuk do t'ia dijë për delet.