circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 8:39rreth 33 e.s.
Ata, duke u përgjigjur, i thanë: ''Ati ynë është Abrahami''. Jezusi u tha atyre: ''Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;
- Gjoni 8:40rreth 33 e.s.
por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.
- Gjoni 8:41rreth 33 e.s.
Ju bëni veprat e atit tuaj''. Prandaj ata i thanë: ''Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë''.
- Gjoni 8:42rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.
- Gjoni 8:43rreth 33 e.s.
Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.
- Gjoni 8:44rreth 33 e.s.
Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.
- Gjoni 8:45rreth 33 e.s.
Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.
- Gjoni 8:46rreth 33 e.s.
Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?
- Gjoni 8:47rreth 33 e.s.
Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë''.
- Gjoni 8:48rreth 33 e.s.
Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: ''A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?''.
- Gjoni 8:49rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj: ''Unë s'kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.
- Gjoni 8:50rreth 33 e.s.
Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.
- Gjoni 8:51rreth 33 e.s.
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë''.
- Gjoni 8:52rreth 33 e.s.
Pra Judenjtë i thanë: ''Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".
- Gjoni 8:53rreth 33 e.s.
Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?''.
- Gjoni 8:54rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj: ''Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s'është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.
- Gjoni 8:55rreth 33 e.s.
Por ju ende s'e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.
- Gjoni 8:56rreth 33 e.s.
Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua''.
- Gjoni 8:57rreth 33 e.s.
Judenjtë, pra, i thanë: ''Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?''.
- Gjoni 8:58rreth 33 e.s.
Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam''.
- Gjoni 8:59rreth 33 e.s.
Atëherë ata morën gurë, që t'i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.
- Gjoni 9:1rreth 33 e.s.
Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.
- Gjoni 9:2rreth 33 e.s.
Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: ''Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?''.
- Gjoni 9:3rreth 33 e.s.
Jezusi u përgjigj: ''As ai, as prindërit e tij s'kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.
- Gjoni 9:4rreth 33 e.s.
Unë duhet t'i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.