Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 7:42rreth 33 e.s.

    A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?''.

  2. Gjoni 7:43rreth 33 e.s.

    Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.

  3. Gjoni 7:44rreth 33 e.s.

    Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

  4. Gjoni 7:45rreth 33 e.s.

    Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: ''Pse nuk e sollët?''.

  5. Gjoni 7:46rreth 33 e.s.

    Rojet u përgjigjen: ''Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri''.

  6. Gjoni 7:47rreth 33 e.s.

    Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: ''Mos u gënjyet edhe ju?

  7. Gjoni 7:48rreth 33 e.s.

    Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?

  8. Gjoni 7:49rreth 33 e.s.

    Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar''.

  9. Gjoni 7:50rreth 33 e.s.

    Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

  10. Gjoni 7:51rreth 33 e.s.

    ''Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç'ka bërë ai?''.

  11. Gjoni 7:52rreth 33 e.s.

    Ata u përgjigjën dhe i thanë: ''Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s'ka dalë kurrë profet''.

  12. Gjoni 7:53rreth 33 e.s.

    Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.

  13. Gjoni 8:1rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.

  14. Gjoni 8:2rreth 33 e.s.

    Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.

  15. Gjoni 8:3rreth 33 e.s.

    Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,

  16. Gjoni 8:4rreth 33 e.s.

    i thanë Jezusit: ''Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

  17. Gjoni 8:5rreth 33 e.s.

    Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç'thua?''.

  18. Gjoni 8:6rreth 33 e.s.

    Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.

  19. Gjoni 8:7rreth 33 e.s.

    Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: ''Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!''.

  20. Gjoni 8:8rreth 33 e.s.

    Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.

  21. Gjoni 8:9rreth 33 e.s.

    Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.

  22. Gjoni 8:10rreth 33 e.s.

    Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: ''O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?''.

  23. Gjoni 8:11rreth 33 e.s.

    Dhe ajo u përgjigj: ''Askush, Zot''. Atëherë Jezusi i tha: ''As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më''.

  24. Gjoni 8:12rreth 33 e.s.

    Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: ''Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës''.

  25. Gjoni 8:13rreth 33 e.s.

    Atëherë farisenjtë i thanë: ''Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë''.