Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 7:17rreth 33 e.s.

    Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.

  2. Gjoni 7:18rreth 33 e.s.

    Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.

  3. Gjoni 7:19rreth 33 e.s.

    A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?''.

  4. Gjoni 7:20rreth 33 e.s.

    Turma u përgjigj dhe tha: ''Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?''.

  5. Gjoni 7:21rreth 33 e.s.

    Jezusi u përgjigj dhe u tha: ''Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.

  6. Gjoni 7:22rreth 33 e.s.

    Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.

  7. Gjoni 7:23rreth 33 e.s.

    Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?

  8. Gjoni 7:24rreth 33 e.s.

    Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!''

  9. Gjoni 7:25rreth 33 e.s.

    Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: ''A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?

  10. Gjoni 7:26rreth 33 e.s.

    E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?

  11. Gjoni 7:27rreth 33 e.s.

    Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është''.

  12. Gjoni 7:28rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: ''Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s'kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.

  13. Gjoni 7:29rreth 33 e.s.

    Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi''.

  14. Gjoni 7:30rreth 33 e.s.

    Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s'kishte ardhur akoma.

  15. Gjoni 7:31rreth 33 e.s.

    Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: ''Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?''.

  16. Gjoni 7:32rreth 33 e.s.

    Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.

  17. Gjoni 7:33rreth 33 e.s.

    Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.

  18. Gjoni 7:34rreth 33 e.s.

    Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini''.

  19. Gjoni 7:35rreth 33 e.s.

    Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: ''Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?

  20. Gjoni 7:36rreth 33 e.s.

    Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?''.

  21. Gjoni 7:37rreth 33 e.s.

    Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: ''Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.

  22. Gjoni 7:38rreth 33 e.s.

    Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë''.

  23. Gjoni 7:39rreth 33 e.s.

    Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.

  24. Gjoni 7:40rreth 33 e.s.

    Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: ''Ky është me të vërtetë Profeti!''.

  25. Gjoni 7:41rreth 33 e.s.

    Të tjerë thoshnin: ''Ky është Krishti''. Kurse të tjerë thoshnin: ''Vallë nga Galilea vjen Krishti?