circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 6:63rreth 32 e.s.
Éshtë Fryma që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.
- Gjoni 6:64rreth 32 e.s.
Por janë disa midis jush që nuk besojnë''; në fakt Jezusi e dinte që në fillim kush ishin ata që nuk besonin, dhe kush ishte ai që do ta tradhtonte;
- Gjoni 6:65rreth 32 e.s.
dhe thoshte: ''Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im''.
- Gjoni 6:66rreth 32 e.s.
Që nga ai moment shumë nga dishepujt e vet u tërhoqën dhe nuk shkuan më me të.
- Gjoni 6:67rreth 32 e.s.
Atëherë Jezusi u tha të dymbëdhjetëve: ''A doni edhe ju të largoheni?''.
- Gjoni 6:68rreth 32 e.s.
Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: ''Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme.
- Gjoni 6:69rreth 32 e.s.
Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë''.
- Gjoni 6:70rreth 32 e.s.
Jezusi u përgjigj atyre: ''A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall''.
- Gjoni 6:71rreth 32 e.s.
Por ai fliste për Judë Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte për ta tradhtuar, ndonëse ishte një nga të dymbëdhjetët.
- Gjoni 7:1rreth 33 e.s.
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.
- Gjoni 7:2rreth 33 e.s.
Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
- Gjoni 7:3rreth 33 e.s.
Prandaj vëllezërit e tij i thanë: ''Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t'i shohin veprat që ti bën.
- Gjoni 7:4rreth 33 e.s.
Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!''.
- Gjoni 7:5rreth 33 e.s.
Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.
- Gjoni 7:6rreth 33 e.s.
Atëherë Jezusi u tha aytre: ''Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.
- Gjoni 7:7rreth 33 e.s.
Bota nuk mund t'ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.
- Gjoni 7:8rreth 33 e.s.
Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar''.
- Gjoni 7:9rreth 33 e.s.
Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.
- Gjoni 7:10rreth 33 e.s.
Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.
- Gjoni 7:11rreth 33 e.s.
Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: ''Ku është ai?''.
- Gjoni 7:12rreth 33 e.s.
Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: ''Ai është i mirë!''. Të tjerë thoshnin: ''Jo, madje ai e mashtron popullin''.
- Gjoni 7:13rreth 33 e.s.
Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.
- Gjoni 7:14rreth 33 e.s.
Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.
- Gjoni 7:15rreth 33 e.s.
Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''.
- Gjoni 7:16rreth 33 e.s.
Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: ''Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.