circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 6:13rreth 32 e.s.
I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.
- Gjoni 6:14rreth 32 e.s.
Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë''.
- Gjoni 6:15rreth 32 e.s.
Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.
- Gjoni 6:16rreth 32 e.s.
Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.
- Gjoni 6:17rreth 32 e.s.
Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
- Gjoni 6:18rreth 32 e.s.
Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.
- Gjoni 6:19rreth 32 e.s.
Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.
- Gjoni 6:20rreth 32 e.s.
Por ai u tha atyre: ''Jam unë, mos druani!''.
- Gjoni 6:21rreth 32 e.s.
Ata, pra, deshnin ta merrnin në barkë, dhe menjëherë barka u bregëzua në atë vend ku ishin drejtuar.
- Gjoni 6:22rreth 32 e.s.
Të nesërmen turma, që kishte mbetur në bregun tjetër të detit, pa se atje nuk kishte tjetër përveç një barke të vogël, në të cilën kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe që ai nuk kishte hipur me ta, dhe që dishepujt e tij ishin nisur vetëm;
- Gjoni 6:23rreth 32 e.s.
ndërkaq kishin ardhur barka të tjera nga Tiberiada, afër vendit ku kishin ngrënë bukë, pasi Zoti kishte falënderuar.
- Gjoni 6:24rreth 32 e.s.
Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte më atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nëpër barka dhe erdhi në Kapernaum, duke kërkuar Jezusin.
- Gjoni 6:25rreth 32 e.s.
Kur e gjetën përtej detit i thanë: ''Mësues, kur erdhe këtu?''
- Gjoni 6:26rreth 32 e.s.
Jezusi u përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ju më kërkoni jo pse patë shenja, por sepse keni ngrënë nga bukët dhe keni qenë të ngopur.
- Gjoni 6:27rreth 32 e.s.
Mos punoni për ushqimin që prishet, por për ushqimin që mbetet për jetë të përjetshme, të cilin do t'jua japë Biri i njëriut, sepse mbi të Ati, domethënë Perëndia, vuri vulën e tij.''
- Gjoni 6:28rreth 32 e.s.
Atëherë e pyetën: ''Çfarë duhet të bëjmë për të kryer veprat e Perëndisë?''.
- Gjoni 6:29rreth 32 e.s.
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Kjo është vepra e Perëndisë: të besoni në atë që ai ka dërguar.''
- Gjoni 6:30rreth 32 e.s.
Atëherë ata i thanë: ''Çfarë shenjë bën ti, pra, që ne ta shohim e ta besoj-më? Ç'vepër po kryen?
- Gjoni 6:31rreth 32 e.s.
Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli"''.
- Gjoni 6:32rreth 32 e.s.
Atëherë Jezusi u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.
- Gjoni 6:33rreth 32 e.s.
Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës''.
- Gjoni 6:34rreth 32 e.s.
Atëhere ata i thanë: ''Zot, na jep gjithmonë atë bukë''.
- Gjoni 6:35rreth 32 e.s.
Dhe Jezusi u tha atyre: ''Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.
- Gjoni 6:36rreth 32 e.s.
Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.
- Gjoni 6:37rreth 32 e.s.
Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,