Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 5:10rreth 31 e.s.

    Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: ''Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!''.

  2. Gjoni 5:11rreth 31 e.s.

    Ai iu përgjigj atyre: ''Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!"''.

  3. Gjoni 5:12rreth 31 e.s.

    Atëherë ata e pyetën: ''Kush është ai njeri që të tha: "Merre vigun tënd dhe ec"?''.

  4. Gjoni 5:13rreth 31 e.s.

    Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.

  5. Gjoni 5:14rreth 31 e.s.

    Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: ''Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe''.

  6. Gjoni 5:15rreth 31 e.s.

    Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.

  7. Gjoni 5:16rreth 31 e.s.

    Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.

  8. Gjoni 5:17rreth 31 e.s.

    Por Jezusi u përgjigj atyre: ''Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj''.

  9. Gjoni 5:18rreth 31 e.s.

    Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.

  10. Gjoni 5:19rreth 31 e.s.

    Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.

  11. Gjoni 5:20rreth 31 e.s.

    Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t'i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.

  12. Gjoni 5:21rreth 31 e.s.

    Në fakt ashtu si ati ringjall të vdekurit dhe u jep atyre jetën, po kështu edhe Biri i jep jetën kujtdo që do.

  13. Gjoni 5:22rreth 31 e.s.

    Sepse Ati nuk gjykon asnjë, por gjithë gjyqin ia dha Birit,

  14. Gjoni 5:23rreth 31 e.s.

    që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin; kush nuk e nderon Birin, nuk nderon Atin që e ka dërguar.

  15. Gjoni 5:24rreth 31 e.s.

    Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë.

  16. Gjoni 5:25rreth 31 e.s.

    Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar do të jetojnë.

  17. Gjoni 5:26rreth 31 e.s.

    Sepse, sikurse Ati ka jetë në vetvete, kështu ia ka dhënë dhe Birit të ketë jetë në vetvete;

  18. Gjoni 5:27rreth 31 e.s.

    dhe i ka dhënë gjithashtu autoritet të gjykojë, sepse është Bir i njeriut.

  19. Gjoni 5:28rreth 31 e.s.

    Mos u mrrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij

  20. Gjoni 5:29rreth 31 e.s.

    dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në ringjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ringjalljen e dënimit.

  21. Gjoni 5:30rreth 31 e.s.

    Unë s'mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.

  22. Gjoni 5:31rreth 31 e.s.

    Nëse unë dëshmoj për veten time, dëshmia ime nuk është e vërtetë.

  23. Gjoni 5:32rreth 31 e.s.

    Éshtë një tjetër që dëshmon për mua, dhe unë e di se dëshmia që ai jep për mua është e vërtetë.

  24. Gjoni 5:33rreth 31 e.s.

    Ju keni dërguar te Gjoni dhe ai i ka dhënë dëshmi të vërtetës.

  25. Gjoni 5:34rreth 31 e.s.

    Tani unë nuk e marr dëshminë nga asnjë njeri, por i them këto gjëra që ju të shpëtoheni.