circa 6 BC – AD 30
The Life of Jesus
The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.
Vargje nga kjo periudhë
- Gjoni 4:39rreth 30 e.s.
Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: ''Ai më tregoi gjithçka kam bërë''.
- Gjoni 4:40rreth 30 e.s.
Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.
- Gjoni 4:41rreth 30 e.s.
Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.
- Gjoni 4:42rreth 30 e.s.
Dhe ata i thoshnin gruas: ''S'është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës''.
- Gjoni 4:43rreth 30 e.s.
Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,
- Gjoni 4:44rreth 30 e.s.
sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.
- Gjoni 4:45rreth 30 e.s.
Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.
- Gjoni 4:46rreth 30 e.s.
Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.
- Gjoni 4:47rreth 30 e.s.
Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.
- Gjoni 4:48rreth 30 e.s.
Atëherë Jezusi i tha: ''Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni''.
- Gjoni 4:49rreth 30 e.s.
Nëpunësi i mbretit i tha: ''Zot, zbrit para se djali im të vdesë''.
- Gjoni 4:50rreth 30 e.s.
Jezusi i tha: ''Shko, djali yt jeton!''. Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.
- Gjoni 4:51rreth 30 e.s.
Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: ''Djali yt jeton!''.
- Gjoni 4:52rreth 30 e.s.
Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë: ''Dje në orën e shtatë e lanë ethet''.
- Gjoni 4:53rreth 30 e.s.
Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë: ''Djali yt jeton''; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.
- Gjoni 4:54rreth 30 e.s.
Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.
- Gjoni 5:1rreth 31 e.s.
Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
- Gjoni 5:2rreth 31 e.s.
Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.
- Gjoni 5:3rreth 31 e.s.
Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.
- Gjoni 5:4rreth 31 e.s.
Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.
- Gjoni 5:5rreth 31 e.s.
Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.
- Gjoni 5:6rreth 31 e.s.
Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: ''A dëshiron të shërohesh?''.
- Gjoni 5:7rreth 31 e.s.
I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s'kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje''.
- Gjoni 5:8rreth 31 e.s.
Jezusi i tha: ''Çohu, merr vigun tënd dhe ec!''.
- Gjoni 5:9rreth 31 e.s.
Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.