Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 4:14rreth 30 e.s.

    por kush pi nga uji që do t'i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t'i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme''.

  2. Gjoni 4:15rreth 30 e.s.

    Gruaja i tha: ''Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!''.

  3. Gjoni 4:16rreth 30 e.s.

    Jezusi i tha: ''Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu''.

  4. Gjoni 4:17rreth 30 e.s.

    Gruaja u përgjigj dhe i tha: ''Unë nuk kam burrë''. Jezusi i tha: ''Mirë the: "Nuk kam burrë",

  5. Gjoni 4:18rreth 30 e.s.

    sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!''.

  6. Gjoni 4:19rreth 30 e.s.

    Gruaja i tha: ''Zot, po shoh se ti je një profet.

  7. Gjoni 4:20rreth 30 e.s.

    Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë''.

  8. Gjoni 4:21rreth 30 e.s.

    Jezusi i tha: ''O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.

  9. Gjoni 4:22rreth 30 e.s.

    Ju adhuroni atë që s'e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.

  10. Gjoni 4:23rreth 30 e.s.

    Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.

  11. Gjoni 4:24rreth 30 e.s.

    Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t'a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën''.

  12. Gjoni 4:25rreth 30 e.s.

    Gruaja i tha: ''Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë''.

  13. Gjoni 4:26rreth 30 e.s.

    Jezusi i tha: ''Unë jam, ai që po të flet!''.

  14. Gjoni 4:27rreth 30 e.s.

    Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha: ''Çfarë do?'' ose: ''Pse po flet me të?''.

  15. Gjoni 4:28rreth 30 e.s.

    Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:

  16. Gjoni 4:29rreth 30 e.s.

    ''Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?''.

  17. Gjoni 4:30rreth 30 e.s.

    Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai.

  18. Gjoni 4:31rreth 30 e.s.

    Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: ''Mësues, ha''.

  19. Gjoni 4:32rreth 30 e.s.

    Por ai u tha atyre: ''Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s'e njihni''.

  20. Gjoni 4:33rreth 30 e.s.

    Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: ''Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?''.

  21. Gjoni 4:34rreth 30 e.s.

    Jezusi u tha atyre: ''Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.

  22. Gjoni 4:35rreth 30 e.s.

    A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.

  23. Gjoni 4:36rreth 30 e.s.

    Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.

  24. Gjoni 4:37rreth 30 e.s.

    Sepse në këtë vërtetohet e thëna: "Një mbjell e tjetri korr".

  25. Gjoni 4:38rreth 30 e.s.

    Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre''.