Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 3:25rreth 30 e.s.

    Atëherë lindi një diskutim ndërmjet dishepujve të Gjonit me Judenjtë rreth pastrimit.

  2. Gjoni 3:26rreth 30 e.s.

    Kështu erdhën te Gjoni dhe i thanë: ''Mësues, ai që ishte me ty përtej Jordanit, për të cilin ti bëre dëshmi, ja, ai pagëzon dhe të gjithë shkojnë tek ai''.

  3. Gjoni 3:27rreth 30 e.s.

    Gjoni u përgjigj dhe tha: ''Njeriu nuk mund të marrë asgjë, nëse nuk i është dhënë nga qielli.

  4. Gjoni 3:28rreth 30 e.s.

    Ju vetë më jeni dëshmitarë se thashë: "Unë nuk jam Krishti, por jam dërguar përpara tij".

  5. Gjoni 3:29rreth 30 e.s.

    Ai që e ka nusen është dhëndri, por miku i dhëndrit, që është i pranishëm dhe e dëgjon, gëzohet shumë për zërin e dhëndrit; prandaj ky gëzimi im është i plotësuar!

  6. Gjoni 3:30rreth 30 e.s.

    Ai duhet të rritet dhe unë të zvogëlohem.

  7. Gjoni 3:31rreth 30 e.s.

    Ai që vjen nga lart është përmbi të gjithë; ai që vjen nga dheu është nga dheu dhe flet për dheun; ai që vjen nga qielli është përmbi të gjithë.

  8. Gjoni 3:32rreth 30 e.s.

    Dhe ai dëshmon çfarë ka parë dhe dëgjuar, por askush nuk e pranon dëshminë e tij.

  9. Gjoni 3:33rreth 30 e.s.

    Ai që e pranoi dëshminë e tij e vulosi se Perëndia është i vërtetë.

  10. Gjoni 3:34rreth 30 e.s.

    Sepse ai që Perëndia ka dërguar flet fjalët e Perëndisë, sepse Perëndia nuk e jep Frymën e tij me masë.

  11. Gjoni 3:35rreth 30 e.s.

    Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.

  12. Gjoni 3:36rreth 30 e.s.

    Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të''.

  13. Gjoni 4:1rreth 30 e.s.

    Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni

  14. Gjoni 4:2rreth 30 e.s.

    (ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),

  15. Gjoni 4:3rreth 30 e.s.

    e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.

  16. Gjoni 4:4rreth 30 e.s.

    Por duhej të kalonte nëpër Samari.

  17. Gjoni 4:5rreth 30 e.s.

    Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.

  18. Gjoni 4:6rreth 30 e.s.

    Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.

  19. Gjoni 4:7rreth 30 e.s.

    Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: ''Më jep të pi'',

  20. Gjoni 4:8rreth 30 e.s.

    sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.

  21. Gjoni 4:9rreth 30 e.s.

    Por gruaja samaritane i tha: ''Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?'' (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).

  22. Gjoni 4:10rreth 30 e.s.

    Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë''.

  23. Gjoni 4:11rreth 30 e.s.

    Gruaja i tha: ''Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?

  24. Gjoni 4:12rreth 30 e.s.

    Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?''.

  25. Gjoni 4:13rreth 30 e.s.

    Jezusi u përgjigj dhe i tha: ''Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,