Kalo te përmbajtja

circa 6 BC – AD 30

The Life of Jesus

The eternal Son of God enters history: born in Bethlehem, baptized in the Jordan, crucified at Golgotha, raised on the third day.

3,779 vargje · 4 libra të përfshirë

Vargje nga kjo periudhë

Filtro sipas librit
  1. Gjoni 1:51rreth 5 e.s.

    Pastaj i tha: ''Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut''.

  2. Gjoni 2:1rreth 4 p.e.s.

    Tri ditë më vonë po bëhej një dasmë në Kanë të Galilesë, dhe nëna e Jezusit ishte atje.

  3. Gjoni 2:2rreth 4 p.e.s.

    Edhe Jezusi me dishepujt e vet ishte ftuar në dasmë.

  4. Gjoni 2:3rreth 4 p.e.s.

    Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ''Nuk kanë më verë!''.

  5. Gjoni 2:4rreth 4 p.e.s.

    Jezusi i tha: ''Ç'ke me mua, o grua? Ora ime s'ka ardhur akoma!''.

  6. Gjoni 2:5rreth 4 p.e.s.

    Nëna e tij u tha shërbëtorëve: ''Bëni gjithçka që ai t'ju thotë!''.

  7. Gjoni 2:6rreth 4 p.e.s.

    Aty ishin gjashtë enë prej guri, që përdoreshin për pastrimin e Judenjve, dhe secila nxënte dy ose tri masa.

  8. Gjoni 2:7rreth 4 p.e.s.

    Jezusi u tha: ''Mbushni enët me ujë!''. Dhe ata i mbushën deri në grykë.

  9. Gjoni 2:8rreth 4 p.e.s.

    Pastaj u tha: ''Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës''. Dhe ata ia çuan.

  10. Gjoni 2:9rreth 4 p.e.s.

    Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë, por e dinin mirë shërbëtorët që e kishin nxjerrë ujin), i pari i festës e thirri dhëndrin,

  11. Gjoni 2:10rreth 4 p.e.s.

    dhe i tha: ''Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe, kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti, përkundrazi, e ke ruajtur verën e mirë deri tani!''.

  12. Gjoni 2:11rreth 4 p.e.s.

    Jezusi bëri këtë fillim të shenjave në Kanë të Galilesë dhe e shfaqi lavdinë e tij, dhe dishepujt e tij besuan në të.

  13. Gjoni 2:12rreth 4 p.e.s.

    Pas kësaj, ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.

  14. Gjoni 2:13rreth 4 p.e.s.

    Pra, Pashka e Judenjve ishte afër dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.

  15. Gjoni 2:14rreth 4 p.e.s.

    Dhe në tempull gjeti ata që shisnin qe, dele e pëllumba dhe këmbyes monedhash duke ndenjur;

  16. Gjoni 2:15rreth 4 p.e.s.

    dhe si bëri një kamxhik me litarë, i dëboi të gjithë nga tempulli bashkë me qetë dhe delet, dhe ua hallakati paratë këmbyesve të monedhave dhe ua përmbysi tavolinat,

  17. Gjoni 2:16rreth 4 p.e.s.

    dhe shitësve të pëllumbave u tha: ''Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!''.

  18. Gjoni 2:17rreth 4 p.e.s.

    Kështu dishepujve të tij i kujtohej se ishte shkruar: ''Zelli i shtëpisë sate më ka përpirë!''.

  19. Gjoni 2:18rreth 4 p.e.s.

    Atëherë Judenjtë u përgjigjën dhe i thanë: ''Ç'shenjë na tregon se i bën këto gjëra?''.

  20. Gjoni 2:19rreth 4 p.e.s.

    Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: ''Shkatërroni këtë tempull dhe unë për tri ditë do ta ngre përsëri!''.

  21. Gjoni 2:20rreth 4 p.e.s.

    Atëherë Judenjtë thanë: ''U deshën dyzet e gjashtë vjet që të ndërtohet ky tempull, dhe ti do ta ngresh për tri ditë?''.

  22. Gjoni 2:21rreth 4 p.e.s.

    Por ai fliste për tempullin e trupit të vet.

  23. Gjoni 2:22rreth 4 p.e.s.

    Kur, më pas, ai ishte ringjallur prej së vdekuri, dishepujt e vet u kujtuan se ai këtë ua kishtë thënë dhe u besuan Shkrimin dhe fjalëve që kishte thënë Jezusi.

  24. Gjoni 2:23rreth 4 p.e.s.

    Dhe kur qe në Jeruzalem për festën e Pashkës, shumë vetë besuan në emrin e tij duke parë shenjat që bënte,

  25. Gjoni 2:24rreth 4 p.e.s.

    por Jezusit nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë,